Mblidhet Juria e Albanian ICT Awards IV, shënon një nga momentet më të rëndësishme të vlerësimit të aplikantëve

Publikuar më: 03-04-2016

IMG_0276Është hapur zyrtarisht faza e dytë e garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards, njëherazi edhe një nga momentet më vendimtare, ku zuri vend takimi i parë i jurisë datë 2 Prill ora 12:00 në Tiranë pranë Hotel Xheko “Carlsberg.”

Data 2 Prill, bashkoi anëtarët e jurisë së Albanian ICT Awards në diskutimet e detajuara tradicionale kokë më kokë ku përveç vendimeve të marra me dakordësinë e plotë të pjesëmarrësve i parapriu firmosja e Deklaratës së Konfidencialitetit, një proçes i cili realizohet që në takimin të parë falë rëndësisë së veçantë që bart veçanërisht në vlerësimin i projekteve.

Pjesa e parë e dikutimeve ishte e gjitha dedikuar jurisë në përcaktimin e roleve drejtuese dhe formave të vlerësimit të projekteve kandidate në Albanian ICT Awards.

IMG_0196

Me unanimitet të plotë nga anëtarët, në krye të jurisë u votua zj. Anni Dasho ndërsa për rolin e nën kryetarit u votua Ilir Capuni, profesorit të nderuar nga Ulqini ku që të dy të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe rëndësitë e këtyre roleve shprehën vullnetin, dëshirën dhe kënaqësinë e tyre.

Anni Dasho aktualisht shërben në detyrën e Drejtores Ekzekutive të Qendrës UET IT Solutions ndërsa Ilir Capuni është ligjërues në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike është edhe lider dhe trajnues i ekipit olimpik shqiptar të informatikës.

Sigurisht që vlerësimi i projekteve kandidate për shtatë çmimet e garës – ICT Inovacioni i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Femra në Tik – është edhe një nga sfidat kryesore jo vetëm për aplikantët por edhe për vetë jurinë dhe mënyrën e vlerësimit. Karakterizuar nga një nivel i lartë përgjegjshmërie nxitur fort nga rëndësia e proçesit të vlerësimit, mbledhja pati një dikutim të gjatë dhe konstruktiv lidhur me pikëzimin e projekteve të kandidatëve.

IMG_0311Me dorëzimin e listës së projekteve të mbërritura me një numër prej më shumë se 100 aplikantësh, ky vit afirmon më tej aspiratat e Albanian ICT Awards, atë të identifikimit dhe promovimit të figurave me një kontribut të shquar në sektorin e teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqiptare.

Kështu mbledhja e së Shtunës hapet dyert për jurinë e cila do të ketë në dispozicion një afat disa ditor për vlerësimin e secilit prej aplikantëve dhe projekteve të tyre. Në varësi të pikëve që merr secili projekt, një listë më e ngjeshur kandidatësh do të ketë mundësinë e ballafaqimit dhe sfidën e prezantimit të aplikimeve përballë një jurie me objektivitet të lartë.

IMG_0194Pas dy javësh, të shtunën e datës 16 Prill, juria e Albanian ICT Awards do të mirëpresë kandidatët dhe projektet tyre. ICTSmedia në cilësinë e organizatorit të konkursit me mbështetjen mbështetjen tradicionale të partnerit strategjik Fondacionit “Dritan Hoxha”, Raiffeisen Bank Albania dhe kompanisë së zhvillimit inxhinierik, Albsoft si dhe të gjithë sponsorëve, bashkëpunëtorëve, partnerëve mediatik dëshiron t’i urojë jurisë një punë sa më të saktë e objektive dhe aplikantëve një paraqitje sa më të denjë. (ICTSmedia)

IMG_0432

Mblidhet Juria e Albanian ICT Awards IV, shënon një nga momentet më të rëndësishme të vlerësimit të aplikantëve
2 votes, 5.00 avg. rating (95% score)