Mbi 1 milion smartfonë OnePlus 2 të porositur vetëm 4 ditë nga debutimi

Publikuar më: 31-07-2015

gsmarena_003Mesa po vërehet nga statistikat që vinë nga OnePlus, gjenerata e dytë e smartfonit të kompanisë e cila u prezantua pak ditë më parë ka gjeneruar goxha interes. Uebfaqja e regjistrimeve për blerjen e smartfonëve tregon shifrën e mbi 1 milion OnePlus 2 të porositur.

Ky numër po rritet me shpejtësi nëse marrim në konsideratë se 2 ditë më parë shifra nuk shënonte më shumë se 760,000 regjistrime për blerje.

Po ta krahasojmë me modelin e shkuar, OnePlus One vitin e shkuar gjer në këtë fazë kishte shënuar 1.5 milion regjistrimeve. Duke ndjekur suksesin global të OnePlus One, lançimi i OnePlus 2 e riafirmon përkushtimin e prodhuesit kinez ndaj kësaj marke duke ruajtur një nivel të lartë profesionalizimi në industrinë e smartfonëve të ditëve të sotme. (PCWorld Albanian)

Mbi 1 milion smartfonë OnePlus 2 të porositur vetëm 4 ditë nga debutimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)