Mbërrin loja e parë në Facebook Messenger, Doodle Draw

Publikuar më: 11-06-2015

edfd4a6229e339366896104a8243abf9Tani mund të themi me plot gojë se Facebook Messenger mund të shërbejë dhe si një platform lojrash. Pas ofrimit të mbështetjes për funksionalitet si transferimi i parave apo dërgimi i videove GIF, aplikacioni i catit i Facebook ka debutuar me lojën e tij të parë. Loja quhet Doodle Draw, në të ju mund të vizatoni skicat tuaja dhe t’ja dërgoni miqve. Ata duhet të gjejnë se cfarë ju jeni duke vizatuar.

Kjo lojë është e disponueshme për tu shkarkuar në App Store dhe Play Store duke klikuar direkt mbi butonin ‘more’ në dritaren e bisedës. Të luash këtë lojë është e thjeshtë, mjafton të zgjidhni një fjalë kyce, të bëni vizatimin në lidhje me të dhe më pas t’ja dërgoni dikujt tjetër për të testuar nëse ai e gjen dot fjalën që fshihet pas vizatimit apo jo. Ju mund të përdorni fillimisht ngjyrën e  zezë, blu, të kuqe dhe të verdhë për të vizatuar dhe më pas të blini të tjera.

Doodle Draw duket loja ideale për debutimin e Messenger si një platform lojrash. Akoma nuk dihet se kur mund të lancohen lojra të tjera. Edhe pse Messenger si platform u lancua jo më larg se në muajin mars, mund të themi se ka rezultuar tepër e suksesshme. Përdoruesit mund ta përdorin Messenger për të komunikuar me miqtë, transferuar para, për të dërguar videot GIF etj. (PC World Albanian)

Mbërrin loja e parë në Facebook Messenger, Doodle Draw
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)