Mbërrin iOS 9. WatchOS 2 vonohet për shkak të problemeve

Publikuar më: 17-09-2015

ios-9-iphone-12Pritej që Apple të bënte të disponueshëm për përdoruesit versionet e reja të sistemeve të saj operative; iOS 9 dhe WatchOS 2, në të njëjtë ditë. Po ju themi se iOS 9 është tashmë i disponueshëm për tu shkarkuar por WatchOS 2 akoma jo. Kompania ka konfirmuar se është duke korigjuar një problem në sistemin operativ të orës inteligjente. Akoma nuk dihet se kur ky sistem operativ do të mbërrijë në orët inteligjente.

Ndërkohë iOS 9 u bë i disponueshëm për përdoruesit ditën e djeshme rreth orës 10 të paradites. Shumë përdorues raportuan se hasën probleme gjatë shkarkimit të versionit të ri, u shfaqej një mesazh gabimi ‘software update failed’. Vonesa në debutimin e watchOS 2 dhe problemet në shkarkimin e iOS 9 nuk janë një shenjë e mirë për Apple.

ios-9-download-glitchNë fakt vonesa e WatchOS 2 na rikthen 1 vit pas në kohë, në debutimin e iOS 8 i cili u shoqërua nga probleme të shumta të shkaktuara në Wi-Fi, Touch ID. Një përditësim i shpejtë nga Apple bëri që problemet më shumë të shtoheshin. Më në fund pas një jave nga debutimi u bë i mundur korigjimi i problemeve.

Apple, e cila e përditëson sistemin e saj operativ çdo vit, duhet ta mbajë sistemin të freskët në mënyrë që të mbajë zgjuar interesin e konsumatorëve mbi produktet e saj dhe gjithashtu të sigurojë që zhvilluesit e aplikacioneve të vazhdojnë të krijojë për këtë sistem operativ. Deri më 31 gusht, 87% e përdoruesve të pajisjeve Apple kishin të instaluar iOS 8 në smartfonin e tyre, vetëm 12% përdornin akoma iOS 7. Ndërkohë në 7 shtator, vetëm në 21% të pajisjeve Android ishte instaluar Lollipop, versioni më i fundit Android i cili u lançua gjatë vitit 2014.(PC World Albanian)

Mbërrin iOS 9. WatchOS 2 vonohet për shkak të problemeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)