Mbërrijnë në Android versionet zyrtare të Word, Excel dhe Power Point

Publikuar më: 24-06-2015

wordphone-100593160-large

Pas lançimit të versioneve paraprake të aplikacione kryesore të paketës Office në muajin maj, Microsoft ka sjellë së fundmi versionet përfundimtare të tyre. Që nga dita e sotme zotëruesit e një telefoni  Android mund të shkarkojnë Word, Excel dhe Power Point në Google Play Store. Të treja aplikacionet mund të shkarkohen falas dhe mund të kryejnë modifikimet bazë të dokumentave, megjithatë është i domosdoshëm një abonim në programin Office 365.

Ky debutim ndjek lancimin e aplikacioneve për tableta. Microsoft raporton se këto aplikacione të reja janë të njëjta me ato për tablet vetëm se janë aplikuar disa ndryshime për ti përshtatur më mirë me një smartfon. Aplikacionet janë të afta për të bashkvepruar me Google Drive dhe përfshijnë gjithashtu dhe një integrim me Dropbox në kuadër të alenacës mes Microsoft dhe kësaj kompanie.

androidoffice-100593161-large

Reagimi i publikut pas debutimit të këtyre aplikacioneve në tableta ishte tepër pozitiv. E njëjta gjë pritet të ndodhë dhe me ardhjen e këtyre aplikacioneve në smartfona. Ashtu si dhe në versionet e tjera të Office dhe këtu Microsoft ka përdorur gjuhën moderne të dizajnit e cila duket tepër e ngjashme me Office 2013 në desktop. Lancimi i këtyre aplikacioneve mbi të gjitha demostron përpjekjet e kompanisë për të sjellë produktet e saj në platformat e tjera edhe pse rivale. (PC World Albanian)

Mbërrijnë në Android versionet zyrtare të Word, Excel dhe Power Point
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)