Mbahet sot në Prishtinë aktiviteti për siguri Kibernetike, Hack Day Kosova 2016

Publikuar më: 25-11-2016

15239314_10154690277386303_1154785079_nPo mbahet sot në Prishtinë gara e shumëpritur kibernetike Hack Day Kosova 2016 me pjesëmarrjen e hakerave nga i gjithë rajoni, nën kujdesin e UBT-CERT.

Një aktivitet i cili do të mbahet për dy ditë me rradhë, vjen me një pjesëmarrje të lartë të të rinjve të apasionuar pas sigurisë kibernetike.

Dita e sotme do të shënojë sfidën e vërtetë ku nga ora 10:00 deri në orën 16:00 hakerat do të testojnë infrastuktura të ndryshme.

15225191_10154690282221303_6679503_o

Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e nesërme në një ceremoni e cila fillon në ora 10:00, me pjesëmarrjen e Rektorit të Universitetit për Biznes dhe Teknologji, njëkohësisht fitues i Çmimit Akademiku i Vitit në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards, Edmond Hajrizi.

Në fjalën përshëndetëse rektori vuri theksin tek rëndësia që bart sigurie kibernetike në një epokë dixhitale të cilën ne po e jetojmë. “Unë jam i bindur se ju do të shkembeni përvoja të çmuara dhe do të ketë interes nga kompani jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare. Këndvështrimi jonë rreth këtij aktiviteti është që ju të jeni haker të bardhë të cilët u vini në ndihmë intitucioneve.”

Në mesin e hakerave pjesëmarrës janë edhe finalistë të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards. ICTSmedia dhe PCWorld vinë si mbështetës të këtij aktiviteti. (PCWorld Albanian)

Mbahet sot në Prishtinë aktiviteti për siguri Kibernetike, Hack Day Kosova 2016
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)