Mbahet në Tiranë në datat 5 dhe 6 qershor Konferenca e Sistemeve të Informacionit dhe Inovacionit në Teknologji

Publikuar më: 02-06-2015

UBt-ja

Muajt e fundit nuk kanë munguar eventet prestigjoze të fokusuara në fushën e informatikës dhe teknologjisë në vendin tonë. E tillë është dhekonferenca ISTI 2015. Jemi të lumtur t’ju lajmërojmë se për vitin e gjashtë radhazi do të mbahet në Tiranë Konferenca e Sistemeve të Informacionit dhe Inovacionit në Teknologji. Kjo konferencë ka si qëllim të mbledhë në një njëjtin vend profesionistët, akademikët, apo zhvilluesit e teknologjisë për të dhënë një pamje të qartë të nivelit të teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vendin tonë, për të raporortuar rezultate të reja kërkimore dhe për të shkëmbyer ide dhe eksperienca në fusha si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, inovacioni dhe aplikimet në ekonomi.

Kjo konferencë do të zhvillohet nga Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar të Fakultetit të Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë në Kosovë dhe Akademinë e Shkencës në Shqipëri. ISTI është një mundësi e mirë për të qënë pjesë e diskutimeve rreth zhvillimeve më të fundit të teknologjisë në vendin tonë dhe hulumtimeve informatike dhe teknologjike si dhe implementimin e inovacionit në bizneset shqiptare.

Vetë konferenca do të zgjasë dy ditë në datat 5-6 Qershor. Në datën 5 Qershor Axhenda do të jetë si më poshtë:

16:30-17:00 Regjistrimi
17:00-18:15 Ceremonia e Hapjes
18:15-18:30 Koktejl
18:30-20:00 Të ftuarit dhe sponsorët

Data 6 qershor do të jetë edhe maratona e vërtetë e kësaj konference e cila do të startojë në ora 9:00 dhe përmbyllet në ora 13:00 ku njëkohësisht do të mbahet në tre ambjente të ndryshme me të ftuar dhe pjesëmarrës të shquar të teknologjisë në Shqipëri dhe Kosovë por edhe të huaj. Axhenda e datës 6 Qershor do të jetë si mëposhtë:

9:45-10:45 Panele paralele
1. “Siguria e informacionit” – Salla Prague (Moderator Patrik Brandt dhe Rovena Bahiti. Ligjërues: Milos Zec, Miranda Kajtazi, Erjon Zoto, Dhimitër Tole, Visar Pacolli, Kozeta Sevrani, Edmond Hajrizi, Miranda Harizaj, Petrika Marango, Arbër Beshiri, Gloria Tyxhari, Orgerta Elezaj, Enkeleda Ibrahimi, dhe Edlira Martiri.)
2. “Inxhinieria dhe rrjetet” – Salla Vienna (Moderator Neki Frashëri dhe Adriani Besimi. Ligjërues: Algenti Lala, Bexhet Kamo, Elson Agastra, Gert Kallbaqi, Julian Imami, Lorena Balliu, Olimpjon Shurdi, Margarita Gjonaj, Betim Cico, Orgeta Gjermeni, Deziana Kamberi, Krenare Pireva, Edmond Hajrizi, Lavdim Menxhiqi, B. Mekolli dhe Jora Banda.)
3. “Informatika Cloud dhe Teknologjitë mobile” – Salla London. (Moderator Edmond Hajrizi dhe Dhimitër Tole. Ligjërues: Ergest Alite, Omlimpjon Shurdi, Esmeralda Hysenbelliu Orges Cico, Zamir Dika, Klaudia Çarçani, Metjan Baduni, Romina Muka, Tea Tavanxhiu, Elson Agastra, Neki Frashëri, Tania Floqi, Jorgo Kacani, Frederik Premti, Jonida Teta, Eralda Xhafka dhe Eno Zeneli.)

10:45 – 11:15 Koktejl

11:15- 13:00 Panele paralele
1. “Ekonomia dixhitale dhe e-shërbimet” – Salla Prague (Moderator Andrea Alberici dhe Nevila Baci. Ligjërues: Burim Ismaili, Lejla Abazi, Adrian Besimi, Betim Çiço, Ioannis Allagiannis, Evis drini, Rovena Bahiti, Valbona Karapici, Esmeralda Shehaj, Mirjeta Beqiri, Atena Bishka, Ardita Boriçi, Vjollca Hysi, Klodiana Gorica, Kristina Shkrapi, Mirlinda Karçanaj, Mimoza Ballgjini, Blerina Pirani, Hilmi Vardari, Edmond Hajrizi, Muzafer Shala, Klodiana Gorica, Sokol Luzi, Eugeniusz Wojciechowski dhe Gratiala Dana Boca.)
2. “Modelimi dhe Simulimi” – Salla Vienna (Moderator Felix Bretenecker dhe Eugenio Brentari. Ligjërues: Mimi Kodheli, Evelina Çeliku, Ermelinda Meksi, Ermelinda Xhaja, Andreas Korner, Stefanie Winkler, Nuri Besimi, Adrian Besimi, Visar Shehu, Dodë Prenga, Julian Fejzaj, Majlinda Godolja, Denia Millo, Anisa Plepi, Robert Kosova, Valentina Shehu, Alma Stana, Ditila Ekmekçiu dhe Bashkim Qerkini.)
3. “Sistemet e informatizuara” – Salla London (Moderator Anita Mirijamdotter dhe Mary Somerville. Ligjërues: Betim Cico, Ardian Besimi, Zamir Dika, Haris Mehmeti, Mary Somerville, Andrea Alberici, Brisilda Mungulli, Tea Tavanxhiu, Arbër Beshiri, Eda Doko, Muhamed Murat Cengiz, Kozeta Sevrani, Eugenio Brentari, Genci Sharko, Anni Dasho, Romeo Teneqexhi, Egi Agolli, Igli Hakrama, Ani Fasho, Genci Sharko, Nevila Baci, Albana Gorishti, Renata Pisarek dhe Gert Dragoshi.)

Konferenca ISTI 2015 mirpret të gjithë ata studentë, akademikë, praktikues të disiplinave të përmendura më sipër dhe profesionistë që janë të interesuar në këto cështje. Afati i fundit për regjistrim është deri në 5 qershor. Ky event do të mbahet në datat 5 dhe 6 qershor në Rogner Hotel dhe ICTSmedia është sponsor mediatik. Mos humbisni, është një eksperiencë që do t’ku vlejë. (PC World Albanian)

Mbahet në Tiranë në datat 5 dhe 6 qershor Konferenca e Sistemeve të Informacionit dhe Inovacionit në Teknologji
7 votes, 5.00 avg. rating (98% score)