Mbahet konferenca SharePoint në Slloveni

Publikuar më: 18-09-2012
Mbahet konferenca SharePoint në Slloveni

Konferenca SharePoint days është një ngjarje e madhe, e dedikuar për teknologjinë Microsoft SharePoint që mbahet në Slloveni.

Kjo konferencë zgjatë dy ditë, në vende të ndryshme të Sllovenisë, dhe mbahet një herë në vit. Në këtë ngjarje pjesëmarrës janë ekspertë të klasit botëror, dhe paraqet seanca të nivelit të lartë teknologjik dhe socializimi i përdoruesve të SharePoint.

Me fjalë të tjera, kjo konferencë përveç mundësisë së përvetësimit të njohurive të reja, është edhe një mundësi e shkëmbimit të përvojave në mes të pjesëmarrësve, të cilat mund të jenë mundësi të mëdha të biznesit.

Këtë vit, konferenca do të jetë veçanërisht e rëndësishme, për shkak të arritjes së versionit të ri të SharePoint-it. Konferenca SharePoint do të ju jap përparësi unike që ta njihni SharePoint-in 2013 për herë të parë dhe kjo është një ndër arsyet pse nuk bën të humbet rasti për pjesëmarrje në këtë ngjarje.

Konferenca mbahet në vendin Kranjska Gora dhe në shumicën e seancave, që do të jenë afërsisht 40, do të bëhet fjalë për versionin e ri të SharePoint-it. Po ashtu një pjesë do ti kushtohet edhe intelegjencës së biznesit e cila po bëhet fushë e rëndësishme për vendimet e përditshme biznesore.

Folësit në këtë konferencë do të jenë ekspertë të klasit botëror të SharePoint dhe MVP (Most Valuable Professional (Microsoft recognition program), e po ashtu edhe ekspert lokalë.

Ndër ta mund të veçojmë disa prej tyre si: Agnes Molnar MVP, Boris Gomunik, Christian Stahl MVP, Francesko Sodano MVP etj.

Konferenca mbahet prej 26 – 27 Nëntor të këtij viti në hotel Kompas, Kranjska Gora, kurse afati i fundit për regjistrim është 5 Nëntor. Formën e regjistrimin për këtë ngjarje mund ta gjeni këtu. (PCWorld Albanian)

Mbahet konferenca SharePoint në Slloveni
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)