MasterCard do të sjellë identifikimin përmes selfieve në blerjet dhe pagesat online

Publikuar më: 24-02-2016

mastercardselfie-100646378-largeMasterCard është duke punuar në një aplikacion i cili ofron siguri shtesë gjatë proçesit të blerjes online. Për të përmbushjen e proçedurave përkatëse, aplikacioni në mënyrë që të verifikojë identitetin përveç fjalëkalimit do të kërkojë edhe një identifikim përmes një selfie.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm në verë në SHBA, Britani, Kanada, Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Norvegji, Suedi, Finlandë dhe Danimarkë. Gjithashtu përdoruesit do të kenë mundësi edhe të identifikohen me anë të skanerit të shenjave të gishtërinjve si në rastin e Touch ID të Apple.

Në të shumtën e rasteve ky lloj identifikimi nuk do të jetë i nevojshëm por që MasterCard mund të kërkojë verifikim shtesë nëse dyshon për një mashtrim.

Identifikimi biometrik tani po shndërrohet në standart për paisjet mobile dhe dy sistemet operativ mobile më popullore në planet mbështetin pagesat online për skanerit të shenjave të gishtërinjve. Zgjidhja e MasterCard është për ata që nuk posedojnë një skaner të tillë. (PCWorld Albanian)

MasterCard do të sjellë identifikimin përmes selfieve në blerjet dhe pagesat online
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)