Marka Microsoft Edge tashmë pjesë e ndërtimeve të brendshme të Windows 10-tës

Publikuar më: 10-06-2015

edge-main-manuNëse po pyesni se kur shfletuesi Spartan do të implementojë emërtimin zyrtar Microsoft Edge, ne u japim lajmin se është shumë afër. Në fakt ky ndryshim duket të jetë aplikuar në disa ndërtime të brendshme testuar nga punojësit e kompanisë.

Në një mesazh në Twitter, shefi i programit Windows Insider, Gabriel Aul konfimoi:

“Marka Microsoft Edge tashmë është pjesë e ndërtimeve tl brendshme të Windows 10-tës dhe do të mbërrijë tek ju në ndërtimin e muajit të ardhshëm.”

Bazuar në këtë qëndrim, ndërtimi i radhës i Windows 10-të që pritet të publikohet këto ditë nuk do të ketë këtë emërtim por pasardhësi. Microsoft zbuloi emërtimin zytar të shfletuesit gjatë konferencës Build 2015. Por që ka vijuar të shfrytëzojë emrin e koduar “Projekti Spartan”.

Sapo të ndodhë edhe implementimi i këtij brendi do të pasojë edhe ndryshimi i logos ku aktualisht po përdoret logoja e Internet Explorer. (PCWorld Albanian)

Marka Microsoft Edge tashmë pjesë e ndërtimeve të brendshme të Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)