Mark Zuckerberg del në mbrojtje të të drejtave të muslimanëve

Publikuar më: 10-12-2015

facebook-muslimsMark Zuckerberg kërkon nga opinioni publik që të mos bie pre e cinizimit pavarësisht disa deklaratave të fanatikëve si Donald Trump që kërkojnë ndalimin e hyrjes së muslimanëve në SHBA.

Ditën e sotme në rrjetin social shefi ekzekutiv u shpreh me fjalët: “Mbështes muslimanët në komunitetin tonë dhe kudo në botë. Si lider i rrjetit social dua të dini se jeni të mirëpritur kurdo dhe ne do të luftojmë për të mbrojtur të drejtat tuaja.”

Nuk është hera e parë që rrjeti social del në mbrotje të idealeve dhe tolerancës. Shefi ekzekutiv i Facebook kërkon që të mos humbasin shpresën në humanizimin.

Facebook gjithashtu është bërë subjekt i kritikave në vendet e shumicë muslimane duke iu bindur në një farë mënyre censurës së imponuar nga autoritetet legjislative vendase. Disa besojnë se Facebook thjesht duhet të refuzojë të operojë në këto vende. Por Zuckerbeg beson tek liria që promovon rrjeti social dhe për këtë ka zgjedhur të operojë edhe në këtë vende ku liria e fjalës është e kufizuar.

Rrjeti social po shërben dhe ka shërbyer në të kaluarën si një mundësi e artë për të ndihmuar në ndërveprimin mes kultura të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Mark Zuckerberg del në mbrojtje të të drejtave të muslimanëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)