Maqedonia hap dyert për operatorë të rinj celular nxitur nga rritja e tarifave

Publikuar më: 11-06-2016

aek.jpg-500Autoriteti Maqedonas i Komunikimeve Elektronike (AEK) njoftoi ditën e Enjte se po përgatitet kushtet për hyrjen e një operatori të ri mobil në treg. Krahas i tij do të do të hapen dyert edhe për një operator mobil virtual, përpjekje të cilat shërbejnë si kundërpërgjigje ndaj rritjes së tarifave të telefonisë celulare me 15 % dhe internetit mobil me 20 %.

Sipas drejtorit të AEK, Saso Dimitrijoski, ndryshimet e tarifave kanë ndodhur vetëm në tregun lokal pas shkrirjes së Makedonski Telekom dhe T-Mobile në një të vetëm nxitur më tej edhe nga shkrirja e dy operatorëve mobile One, dhe Vip së bashku me operatorin kabllor Blizoo.

Ai shtoi më tej duke thënë se qytetarët e Maqedonisë nuk do të paguajnë më shumë për të njëjtat shërbime për shkak të ndryshimeve të tregut. Si rezultat AEK ka dërguar mbi 70 propozime për palët e interesuar dhe operatorët global duke u dhënë shansin e hyrjes në treg të lojtarëve të rinj. (PCWorld Albanian)

Maqedonia hap dyert për operatorë të rinj celular nxitur nga rritja e tarifave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)