Malueri T9000 përvetëson pjesë video, audio dhe mesazhe tekst nga Skype

Publikuar më: 08-02-2016

skypeforwindows-100590504-primary.idgeHulumtuesit kanë zbuluar një backdoor kompleks i cili shënjestron platformën e komunikimit Skype. Quajtur T9000, ky maluer përvetëson pjesë video, audio, mesazhe chat si dhe skedarë për ti dërguar më pas tek hakerat.

Hulumtuesit kishin arritur të analizonin një variant të maluerit dhe kishin zbuluar se T9000 shfrytëzonte metoda të sofistikuara për tju shmangur zbulimit nga softuerët e sigurisë. Aktualisht ky maluer po shfrytëzohet nga hakerat për të realizuara sulme të shenjëstruara drejt disa organizatave në SHBA ndërkaq funksionalitetet e avancuara tregojnë se T9000 është ndërtuar edhe për sulme të përmasave më të mëdha.

T9000 përshkruhet si një maluer kompleks për shkak se instalohet përmes një proçesi përbërë nga disa faza. Faza e parë dhe më e rrezikshmja konsiston në analizimin dhe identifikimin e plot 24 llojeve të sigurisë me qëllimi që ti shmanget zbulimit. Këto softuerë janë: Sophos, INCAInternet, DoctorWeb, Baidu, Comodo, TrustPortAntivirus, GData, AVG, BitDefender, VirusChaser, McAfee, Panda, Trend Micro, Kingsoft, Norton, Micropoint, Filseclab, AhnLab, JiangMin, Tencent, Avira, Kaspersky, Rising dhe 360.

Pastaj gjer në fazën e katërt, maluer vijon me analizimin e sigurisë së kompjuterit ku më pas aktivizon kodin bazë të tij. Në këtë moment T9000 dërgon emrin e përdoruesit dhe versionin e sistemit operativ tek hakerat ku më pas ata mund të dërgojnë module të ndryshme për vjedhjen e informacioneve.

Një nga këto module realizon foto të desktopit dhe monitoron çdo dritare çdo 20 sekonda. Nëse qaseni në Skype, përdoruesit do ti kërkohet të “lejojë” explorer.exe të qaset në Skype. Dhe nëse viktimi lejon qasjen, T9000 do të vjedhë informacione jo vetëm në Skype por edhe në desktop madje edhe çelësa USB. (PCWorld Albanian)

Malueri T9000 përvetëson pjesë video, audio dhe mesazhe tekst nga Skype
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)