Mali i Zi bëhet gati për operatorin e katërt mobil njoftoi Autoriteti Malazez i Komunikimeve Elektronike

Publikuar më: 13-01-2016

telecomunications-2Agjensia Malazeze e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (EKIP) zbuloi se kompani të huaja telekomunikacioni kishin shfaqur interes për një liçensë të katërt të shërbimeve mobile në shtetin e vogël Ballkanas.

Drejtori i përgjithshëm i EKIP, Zoran Sekulic, ishte shprehur: “Disa investitorë të huaj kanë shprehur interes. Si rezultat, EKIP ka hapur proçedoruat e para për të rezervuar burime frekuencore për operatorë të rinj në treg të cilat do tu jepni mundësi të ushtrojnë aktivitet komercial.” raportoi Balkan Insight.

Zëdhënësit e tre kompanive mobile aktualisht që ushtrojnë këtë aktivitet, Crnogorski Telekom, Telenor dhe M:tel, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me zhvillimet e reja.

Telegeography raportoi se EKIP edhe në të kaluarën kishte tentuar të prezantonte një operator të katërt në treg siç ishte rasti i tetorit të 2011-tës. Kjo do u jepte lojëtarëve të rinj në treg akses për 5 vite blloqet frekuencore 2×5.2 Mhz në 900 Mhz, 2×14 Mhz në 1800 Mhz dhe 2×15 Mhz në 2100 Mhz. Për këtë autorizim EKIP kërkonte 1.315 milion Euro dhe ofertuesit duhej të kishin të paktën 3 vite eksperiencë në shërbimet e komunikimeve elektronike. (PCWorld Albanian)

Mali i Zi bëhet gati për operatorin e katërt mobil njoftoi Autoriteti Malazez i Komunikimeve Elektronike
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)