Makinat Nissan do të lajmërojnë drejtuesit për kohën e duhur të mirëmbajtjes

Publikuar më: 01-12-2016

File photo of a Nissan logo pictured at a car dealership in SunderlandNissan Motor Co do të ndërmarrin fushatën e tyre të parë madhore në makinat e lidhura me internetin duke ofruar një opsion në disa mjete të reja që do të përdorin teknologjinë e të dhënave të mëdha për të lajmëruar shoferët kur një mjet ka nevojë për mirëmbajtje.

Ndërkohë që prodhuesit e makinave konkurrojnë për të zhvilluar makina vetë drejtuese dhe për të përmirësuar eksperiencën e klientëve brenda makinës, prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Japoni tha të Martën se do të fillojë të ofrojë shërbimin në Japoni dhe Indi në 2017, duke u ndjekur edhe nga vendet e tjera të botës përgjatë 2017.

Toyota Motor Corp, bërisi më i madh i makinave në Japoni, deklaroi herët këtë muaj se do të ketë një funksionalitet të ngjashëm në versionet e ardhshme të modelit Prius. Dhe Ford Motor Co, muajin e kaluar deklaroi se deri në fund të vitit disa nga modelet do të jenë të aftë që të komunikojnë me pajisjet e mençura në shtëpi duke përdorur shërbimin e zërit Alexa të Amazon.

Nissan gjithashtu tha se do të nxirrte në treg një pajisje që nevojitej për të përdorur shërbimin, e cila mund të vendosej në modelet ekzistuese. Në të ardhmen, 30% e mjeteve ekzistues mundet përfundimisht të pajisjen me harduerin, tha kompania.

Shërbimi i ri do të mundësohet nga një njësi telematike kontrolli e cila do të lejojë prodhuesin e makinave dhe rrjetin e tyre të shitjeve që të hyjnë në informacionin rreth diagnostikimit të makinës dhe të vendndodhjes, duke lajmëruar shoferin për çdo punë mirëmbajtjeje të nevojshme. (PCWorld Albanian)

Makinat Nissan do të lajmërojnë drejtuesit për kohën e duhur të mirëmbajtjes
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)