Makinat e reja të Serisë 5 nga BMW sjellin sinkronizimin wireless në CarPlay

Publikuar më: 14-10-2016

bmwcarplayDje prodhuesi i shquar Gjerman i automobilave, BMW, prezantoi modelin më të fundit të serive 5 të makinave Sedan dhe do të jetë ndër të parat që ofron mbështetje për sinkronizimin wireless mes CarPlay dhe një paisje Apple.

Sipas materialeve publikuar për mediat, iPhone do të lidhen me sistemin iDrive të BMW nëpërmjet valëve Bluetooth dhe jo përmes kabllove Lighting.

Ky funksionalitet u publikua nga Apple në 2015-tën së bashku me iOS 9, dhe aktualisht asnjë sistem kompjuterik në automobila nuk e mbështet. Shkaqet e vonesës së integrimit të kësaj veçorie nuk dihet, por ajo që dimë është se Apple ka penguar të paktën një prodhues ta bëjë këtë gjë.

Në Janar të 2016-tës, Apple i tha jo Volkswagen i cili shprehu dëshirën të testonte sistemin. Aktualisht konfigurimet mes një sistemi CarPlay dhe një iPhone realizohet me anë të kabllove. Makinat e para BMW të serisë 5 me këtë funksionalitet do të godasin rrugët në 2017-tën. (PCWorld Albanian)

Makinat e reja të Serisë 5 nga BMW sjellin sinkronizimin wireless në CarPlay
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)