Makina elektrike e Apple duhet të jetë gati në vitin 2019, raporton Wall Street Journal

Publikuar më: 22-09-2015

GettyImages-483019174.0

Ka kohë që flitet se gjigandi i teknologjisë Apple po përpiqet të ndërtojë makinën e saj elektrike. Sipas prestigjozes Wall Street Journal, Apple i ka dhënë një afat kohe punonjësve të saj: Makina elektrike duhet të jetë gati në vitin 2019.

Sipas burimeve të deritanishme, ky projekt është emërtuar me emrin Titan dhe për të punojnë tanimë plot 600 punonjës të profesioneve të ndryshme duke filluar që nga inxhinierë, ekspertë sigurie, hulumtues të fushave të ndryshme etj. Një numër kaq i madh personash të angazhuar tregon se ky projekt i Apple është tepër ambicioz dhe shumë i rëndësishëm për të.

Realisht për kompaninë teknologjike Apple, është një sfidë e madhe një detyrë e tillë, ndërtimi i një makine elektrike pa kërkuar ndihmën e asnjë kompanie tjetër që ka më shumë ekspriencë në këtë fushë. Deri më tani është mësuar se makina e Apple nuk do të jetë plotësisht autonome.

Por plani i Apple për të ndërtuar një makinë 100% autonome vazhdon të ekzistojë. Sigurisht që afati që Apple i ka vendosur punonjësve të saj për përfundimin e këtij projekti nuk do të thotë që ky automjet do të jetë gati në vitin 2019. Disa burime familjare me kompaninë, janë shprehur skeptik përsa i përket këtij afati, sipas tyre kaq kohë në dispozicion nuk është e mjaftueshme. Pavarësisht të gjithave, ky afat i vendosur do të mbajë gjithmonë në rritje kuriozitetin e konsumatorëve. (PC World Albanian)

Makina elektrike e Apple duhet të jetë gati në vitin 2019, raporton Wall Street Journal
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)