Harduer

Magnus ERX480, mini kompjuteri i ri i Zotac “Gati për Realitetin Virtual”

Nov 6 2016
0 Shpërndarje

erx480-100691599-largeMini kompjuteri më i ri i Zotac vjen për të përmbushur endërrat e shumë entuziatësve të realitetit virtual. Magnus ERX480 ka një kartë grafike AMD Radeon RX 480 të arkitekturës Polaris.

Është i disponueshëm në tre modele: barebones, Plus dhe Windows 10. Versioni barebones ka një procesor Intel Skylake Core i5-6400T me frekuencë 2.2 Ghz dhe Radeon RX 480 por nuk ka RAM, memorje të brendshme dhe sistem operativ.

Magnus ERX480 ofron dy porta memorje DDR4 me kapacitet 32GB dhe një portë SATA 3.0 për hardisqet 2.5 inç dhe një portë për disqet solide M.2 SATA.

Versioni Plus krahasuar procesorit dhe kartës grafike ka 8GB RAM DDR4 dhe 1TB hardisk 2.5 inç, dhe një 120GB disk solid. Ndërsa versioni Windows 10 është versioni Plus por me Windows 10 64Bit të instaluar.

Që të tre modelet kanë dy porta USB 2.0, dy porta USB 3.0, një portë USB 3.1 Tipi-A, dhe një USB 3.1 Tipi C. Magnus ERX480 mund të fuqizojë deri në katër ekrane në të njëjtën kohë falë dy portave HDMI 2.0 dhe dy portave të ekranit të versionit 1.3.

ERX480 përfshin Wi-Fi 802.11ac/b/g/n, Wi-Fi, Bluetooth 4.2 dhe një portë SD/SDHC/SDXC. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>