macOS Sierra riparon mbi 60 dobësi sigurie

Publikuar më: 22-09-2016

os1012-siridocsearch_pr-print-100666059-largeApple lançoi ditën e djeshme sistemin operativ më të ri, macOS Sierra 10.12 dhe përveç veçorive të reja ai përmban një numër të konsiderueshëm arnimesh të sigurisë.

Sistemi i ri arnon plot 65 dobësi sigurie në komponentë të ndryshëm qëndror dhe të palëve të treta. Disa prej dobësive ishin kritike dhe mund të rezultonin me ekzekutim kodi me privilegje kerneli.

Disa prej aplikacioneve të prekura ishin: Apple’s HSSPI, AppleEFIRuntime, AppleMobileFileIntegrity, AppleUUC, Bluetooth, DiskArbitration, Intel Graphics Driver, IOAcceleratorFamily, IOThunderboltFamily.

Përveç këtyre përditësimeve të sigurisë, Apple lançoi Safari 10 për versionet OS X. Ky shfletues riparon 26 dobësi sigurie shumica prej të cilave mund të ekzekutoheshin nga klikimi i përmbajtjeve në ueb.

Apple premtoi se do të vijojë publikimin e përditësimeve të sigurisë për OS X El Capitan dhe OS X Yosemite. (PCWorld Albanian)

macOS Sierra riparon mbi 60 dobësi sigurie
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)