M do të thotë Marshmallow: Google zbulon emërtimin e versionit të ri të Android

Publikuar më: 18-08-2015

androidmarshmallow

Spekulimet tashmë kanë marrë fund, sepse Android M është zbuluar si Android Marshmallow.

Google zbuloi detajet e Android M në konferencën e përvitshme të zhvilluesve Google I/O në muajin Maj. Disa nga risitë që spikatin janë përmirësime të ndërfaqes së përdoruesit, specifika të reja të menaxhimit të baterisë, mbështetje për shërbimin e pagesave Android Pay, ndryshime në kontrollerin e volumit dhe shumë të tjera.

Tani që dimë më shumë detaje rreth Android Marshmallow përfshi këtu edhe emërtimin, ka ardhur momenti që Google të hedhë dritë mbi smartfonët Nexus. Përflitet se ky smartfon do të ketë një modul të ri kamera dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve.

Zhvilluesit kanë shansin të testojnë versione të hershme të Android M ku një beta e dytë u shfaq në muajin Korrik. Shënjestra kryesore e sistemit operativ është ringjallja e lejeve të aksesit të aplikacioneve. (PCWorld Albanian)

M do të thotë Marshmallow: Google zbulon emërtimin e versionit të ri të Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)