Lumia 216 shënon lamtumirën telefonëve Nokia prodhuar nga Microsoft

Publikuar më: 21-09-2016

lumia-216Microsoft Lumia 216, ose Nokia 216, është telefoni më i fundit i Microsoft ndërsa kjo markë është në proces shitjeje tek Foxconn.

Po çudia ndodhi në një tjetër lëvizje të pakuptimtë nga kompania megjithatë le të kthejmë vëmendjen tonë në atë që mësë miri dimë të tregojmë, hardueri.

Nokia 216 është një telefon super i thejshtë dhe vjen me një çift kamerash 0.3 megapiksel, shfletues, bateri 24 ditore dhe … mjafton! Mbase nuk po prisnit diçka që të tërheqë vëmendjen tuaj nga iPhone 7 apo jo?

Është ndërtuar për tregjet në zhvillim si India ku njerëzit vuajnë edhe për shërbimet më bazike të internetit jo më të flasin për fjalët e fundit të teknologjisë.nokia-210

Departamenti i telefonëve të thjeshtë mbase mund të jetë i vetmi i cili rezultoi me sukses nga aventura e Microsoft në botën e harduerit mobil. Në fund të 2016-tës pritet që pjesa e tregut të telefonëve Lumia të bie në 0.5%.

Thuani lamtumirë epokës së telefonëve Nokia nga Microsoft dhe përgatituni për një pritje të gjatë përpara aktit përfundimtar të Windows-it në telefonë. (PCWorld Albanian)

Lumia 216 shënon lamtumirën telefonëve Nokia prodhuar nga Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)