Ludela Candle, qiriu i parë inteligjent i cili ndizet me anë të një aplikacioni

Publikuar më: 21-09-2016

download-3Nëse ju pëlqen ambient i ndriçuar nga qirinjtë por nuk ju pëlqen të keni të bëni me shkrepëse apo çakmakë, Gizmodo tha se një kompani equajtur LuDela ka krijuar një qiri që mund të ndizet dhe të fiket me anë të një telefoni inteligjent.

LuDela Smart Candle është i bërë prej dylli, dhe flaka e tij është reale- por fitili i tij kontrollohet nga një aplikacion i shkarkueshëm.

Ja se si funksionon qiriu i mençur: Një zhguall prej dylli me jetëgjatësi prej 30-orësh përmban një bateri të integruar.

Thjesht prekni ekranin e telefonit tuaj për të ndezur apo për të zvogëluar flakën e qiriut, dhe kur baza prej dyllit shkrihet, mbusheni atë më një të re. LuDela Smart Candle kushton 99 dollar. (PCWorld Albanian)

Ludela Candle, qiriu i parë inteligjent i cili ndizet me anë të një aplikacioni
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)