Luan Pokemon Go në Kishë, djaloshi nga Rusia rrezikon 5 vite burgim

Publikuar më: 06-09-2016

4288Një Youtuber nga Rusia mund të dënohet me 5 vite burg pasi u zbulua se kishte luajtur Pokemon Go në Kishë. Ruslan Sokolovsky është filmuar duke kapur Pokemonë në një Kishë të Jekaterinburgut në muajin Gusht atëherë kur Pokemon Go kishte arritur majat.

Në fillim të videos, e cila në këto momente ka kaluar shifrën e 1.1 milion shikuesve, djaloshi paralajmëronte të apasionuarit e lojës se mund të përfundonin në burg nëse e luanin lojën në një Kishë.

Policia filloi hetimet menjëherë pasi videoja u publikua në Youtube në 11 Gusht. Në një qëndrim këtë të Shtunë, autoritetet hetimore lokale thanë se djaloshi 21 vjeçar akuzohet për fyerje të simboleve fetare dhe do të vuajë një masë paraburgimi prej 2 muajsh. Kjo masë mund të rritet deri në 5 vite burgim.

Sokolvsky, i cili ka plot 300,000 ndjekës në Youtube, kishte publikuar në të kaluarën video të cilat kritikonin Kishën Ortodokse Ruse. Videoja e tij u publikua në disa media Ruse. Një zëdhënës i Kishës Ortodokse Ruse u shpreh në faqen e tij zyrtare në Facebook se djaloshi njihet shumë mirë për kontributin e tij të stilit Charlie Hebdo.

Rusia dhe loja e famshme kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar që kur doli publikisht. Zyrtarët Rusë kishin kritikuar hapur lojën e Niantic duke thënë se shërbimet e inteligjencës mund të kenë gisht në këtë aplikacion. (PCWorld Albanian)

Luan Pokemon Go në Kishë, djaloshi nga Rusia rrezikon 5 vite burgim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)