Lollipop bëhet versioni më popullor i platformës Android

Publikuar më: 09-03-2016

lollipop-forest-930x524Tashmë kemi një tjetër mbret Android dhe ai quhet Lollipop. Google publikoi statistikat më të fundit të versioneve të platformës ditën e sotme dhe gjëja e parë që bie në sy është ngritja në krye të klasifikimit të Android Lollipop.

Më në fund ky version ja ka arritur të tejkalojë KitKat në aspektin e adoptimit. U deshën plot 16 muaj për të arritur këto pozita.

Vlen të theksohet se vetëm pak muaj më parë debutoi versioni më i fundit i platformës, Android Marshmallow të cilin po ashtu e pret një rrugë e gjatë për të zëvendësuar Lollipop.

android_adoption_march_2016Ndryshimet për muajin periudhën Shkurt – Mars janë si mëposhtë:

Android 6.0 Marshmallow u rrit me 1.1 % në për shkuar në 2.3 %. Android 5.0/5.1 Lollipop u rrit me 2.0 % për të shënuar 36.1 % adoptim. KitKat natyrisht humbi 1.2 % dhe ra në 34.3 %. Jelly Bean vijon të ketë pozita të forta në tregun Android edhe pse ra me 1.6 % në 22.3 % muajin e kaluar. Pjesa tjetër e versioneve të Android Ice Cream Sandwich, Gingerbread dhe Froyo zotërojnë 2.3, 2.6 dhe 0.1 % respektivisht. (PCWorld Albanian)

Lollipop bëhet versioni më popullor i platformës Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)