Loja popullore Candy Crush Saga do të jetë e integruar në Windows 10

Publikuar më: 15-05-2015

candy-crush-candies

A ju kujtohen lojrat tradicionale në Windows si Solitare, FreeCall, Minesweeper? Microsoft ka vendosur që Windows 10 do të shtojë numrin e lojrave të instaluara paraprakisht dhe një ndër to është dhe ‘Candy Crush Saga’. Mund t’ju duket e çuditshme por ja që është e vërtetë. Candy Crash Saga, loja që ka pushtuar me miliona lojtarë anë e mbanë botës do të jetë pjesë e Windows 10. Këtë lajm e dha vet kompania me anë të një publikimi zyrtar.

Microsoft ka deklaruar se Candy Crush Saga zhvilluar nga King do të instalohet automatikisht në kompjuter sapo të jetë shkarkuar versioni i ri i sistemit operativ Windows 10. Sigurisht që ky lajm ka gëzuar shumë përdorues. Ka një arsye që Candy Crush Saga është bërë aq e famshme dhe është luajtur nga miliona njerëz aq sa ka mundur ti kthejë ata në tepër të dhënë ndaj kësaj loje. Duke parë suksesin e Candy Crush deri më sot, ardhja e saj në Windows 10 do të jetë diçka pozitive për Microsoft. (PC World Albanian)

Loja popullore Candy Crush Saga do të jetë e integruar në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)