Loja e famshme Pokemon Go mbërrin në Shqipëri

Publikuar më: 04-10-2016

pokemon-go-list1-1200x682Publikuar fillimisht në Gameworld.al

Pokemon Go vijon lançimin në mbarë botën. Më 29 Shtator kompania njoftoi se loja e famshme do të mbërrijë në 11 shtete të reja dhe kështu ka ndodhur ku në mesin e tyre është edhe Shqipëria.

Duke filluar nga dita e sotme loja është e disponueshme në: Shqipëri, Bosnie Hergovinë, Makau, Maqedoni, Serbi, Kazakistan, Kirgistan, Taxhikistan, Turkmenistan, Uzbekistan dhe Mongoli.

Në të gjitha rajonet loja mund të shkarkohet përmes Apple iTunes ose Google Play. Gjatë muajit Korrik kur debutoi, loja theu rekorde duke rezultuar aplikacioni më i shkarkuar në histori brenda një jave.

Sipas disa raporteve loja sjell 2 milion dollar të ardhura çdo ditë. (PCWorld Albanian)

Loja e famshme Pokemon Go mbërrin në Shqipëri
2 votes, 3.50 avg. rating (75% score)