LocalEyes sjell iniciativën Talent Garden në Shqipëri

Publikuar më: 04-05-2015

Ftese_LocalEyesKompania LocalEyes, lider europian në fushën e lokalizimeve, organizon ngjarjen më të rëndësishme të vitit në fushën e investimeve të huaja private në sektorin dixhital në Shqipëri.

Duke besuar tek potenciali i profesionistëve shqiptarë, LocalEyes përmes rrjetit të fuqishëm të partnerëve të ndërtuar kudo në botë, sjell në Shqipëri dy investime innovative në dixhitalizim të cilat do të krijojnë bazën për hapjen e vendeve të reja të punës, sjelljen e më shumë projekteve me vlerë për klientë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe edukimin më të mirë të profesionistëve të sotshëm e të ardhshëm. Po çfarë ka rezervuar LocalEyes për Shqipërinë? Bëhet fjalë për një platformë e quajtur Talent Garden, e ndërtuar për të mbështetur inovacionin dixhital. Kjo platformë është ndër më të mëdhajat në rang botëror e cila tërheq profesionistë të botës dixhitale. Risia e dytë është, Universiteti eCampus dhe së treti është një konkurs që do të mbahet në takimin e hapjes së Talent Garden në Tiranë me një shpërblim prej 10.000 Euro për fituesit.

Talent Garden

Talent Garden, modeli më i suksesshëm dhe inovativ i hapësirave coworking, vjen përmes LocalEyes si e para hapësirë coworking ndërkombëtare në Shqipëri. Në një hapësirë prej 400 m2 në qendër të Tiranës, Talent Garden Tirana do të ofrojë një mjedis modern me dizajn kreativ e kushte optimal për zhvillimin e punës për profesionistë në fushën dixhitale (profesionistë të pavarur, startupe, kompani ekzistuese, gazetarë, gjithmonë të fushës dixhitale).

Universiteti eCampus

Universiteti eCampus, një ndër universitetet e para virtuale dhe më të njohura në Itali, vjen perms LocalEyes si i pari investim  i këtij lloji në Shqipëri. Universiteti do të bëjë të mundur që të gjithë shqiptarët të rinj e të rritur që duan të studiojnë me standarde ndërkombëtare e të fitojnë një diplomë italiane, ta bëjnë këtë nga shtëpia e tyre. Pa pasur kostot ekstra të zhvendosjes e jetesës në vend të huaj, pa pasur detyrimin e duke pasur mundësinë që krahas shkollës të punojnë njëkohësisht.

Çmimi i Madh për Startupet më Brilante në Shqipëri

Për të mbështetur e nxitur profesionistët e të rinjtë shqiptarë drejt ekonomisë dixhitale dhe një të ardhmeje me perspektive për Shqipërinë, LocalEyes lançon LocalEyesGoGlobal Prize – Çmimin e Madh për Startupet më Brilante në Shqipëri. Konkursi do të lançohet në eventin e hapjes së Talent Garden Tirana dhe kushtet për konkurrimin do të shpallen me këtë rast. Paketa e incentivave për startupin fitues përmban: 10 000 EUR për t’u investuar për startup; 1 muaj inkubacion falas në inkubatorin e LocalEyes në Itali; mentorim për planin e biznesit.

Në event priten të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve të fushës, profesionistë të pavarur, përfaqësues nga startupe të reja, nga organizata mbështetëse për biznesin dixhital dhe inovacionin në Shqipëri, nga dhoma të biznesit dhe ambasadat.

Inagurimi i Talent Garden Tirana do të bëhet me datën 6 Maj 2015 në Ora 18:00 në zonën e bllokut, ndërtesa përballë Ambasadës së Kosovës. (PCWorld Albanian)

LocalEyes sjell iniciativën Talent Garden në Shqipëri
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)