Listohet Galaxy S6 Mini me ekran 4.6 inç në uebfaqen e një distributori online

Publikuar më: 26-12-2015

gsmarena_001Ndërsa po i afrohet datës së debutimit të gjeneratës së re të linjës Galaxy S, një distributor online detajoi një tjetër anëtar të ri të kësaj familje: Galaxy S6 Mini.

Telefoni listohet si i disponueshëm për porositje dhe blerësit mund të regjistrohen për të mësuar datën kur do të dalë në shitje. Disa prej specifikave të harduerit janë: proçesor gjashtë bërthamësh me frekuencë 1.8 Ghz (mund të jetë Exynos), 2GB RAM, 16 GB memorje e brendshme dhe Android Lollipop 5.1.

Në tjetër e dhënë interesante është ekrani Super AMOLED 4.6 inç mbrojtur nga Gorilla Glass 4. Telefoni ofron mbështetje për LTE Kategoria 6, Wi-Fi dhe Bluetooth.

Sipas distributorit kamera e pasme e Galaxy S6 Mini është 15 megapiksel ndërsa frontale 5 megapiksel. Për më shumë vizitoni uebfaqen e distributorit në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Listohet Galaxy S6 Mini me ekran 4.6 inç në uebfaqen e një distributori online
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)