Lista e plotë e telefonëve që do të kalojnë në Android Marshmallow

Publikuar më: 05-10-2015

samsung-galaxy-s6-vs-s6-edge-aa-16-of-39HTC dhe Motorola ishin prodhuesit e parë që zbuluan planet e tyre për telefonët të cilit do të kalonin në Android 6.0 Marshmallow. Tani kemi një listë të tërë të telefonëve inteligjentë të disa prodhuesve si Samsung, LG, Sony, Asus, Xiaomi, të cilët do të përfitojnë Android Marshmallow.

Kolona e parë në grafikun e paraqitur përmban telefonët të cilët do të marrin të parët Android Marshmallow. Ndërsa telefonët që gjenden në kolonën e dytë do të marrin versionin më të fundit të sistemit operativ gjatë valës së dytë të përditësimeve vitin e ardhshëm.

Android-6-marshmallow-update-schedule

Ajo që tërhoqi vëmendjen tonë ishte mungesa e treshes të telefonëve inteligjente Xperia Z5 të Sony. Vetë prodhuesi Korean kishte konfirmuar Android Marshmallow për këtë linjë telefonësh.

Sa i përket datës së disponueshmërisë, një gjë është e sigurtë: Google do të ofrojë kodin e Marshmallow që këtë muaj. Duke gjykuar nga eksperiencat në të shkuarën, fundi i vitit mund të jetë periudha kur telefonët e parë do të marrin Android Marshmallow. (PCWorld Albanian)

Lista e plotë e telefonëve që do të kalojnë në Android Marshmallow
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)