Linux Mint 17.3 Rosa ofron më të mirën e një desktop tradicional linux

Publikuar më: 10-12-2015

mint-100632308-largeLinux Mint 17.3 Rosa është edicioni i radhës i një ndër sistemeve operative më të mira Linux bazuar në kodin e Ubuntu 14.04 LTS. Ky version lë në hije funksionalitetet eksperimentale dhe risitë duke u përqendruar kryesisht në stabilitetin dhe performancën e platformës.

Rosa vjen si një tjetër përpjekje e Linux Mint në mbështetje të ardhuruesve të desktopëve tradicionale.

Çfarë ka të re?

E para dhe mbase më e rëndësishmja është përditësimi në versionin 3.19 të kernelit i cili sjell mbështetje më të gjerë të harduerit kompjuterik. PCWorld raportoi se edhe version 4.2.0 është i disponueshëm megjithatë ka rezultuar problematik kryesisht me grafikat AMD.

Si çdo version i ri edhe ky i fundit sjell përditësime të softuerit. LibreOffice ka kaluar në versionin 5 duke implementuar mbështetjen për tastierën në ekran për ekranet me prekje. Linux Mint 17.3 përmban edhe disa sfonde të reja të cilësisë së lartë.

mate-desktop-100632307-largeShkarkimet nga burimet e softuerit janë më të qëndrueshme dhe stabile falë gjurmimit automatik të vendodhjes i cili përcakton serverin më të afërt dhe më të shpejtë. E njëjta gjë vlen edhe për Update Manager.

Dy versionet Cinnamon dhe MATE janë përditësuar me rregullime të gabimeve dhe përmirësime të performancës. Përveç këtyre ndryshime më pak të prekshme, Cinnamon sjell ridizenjimin e dy aplikacioneve të audios dhe energjisë.

Gjithashtu kur poziciononi shenjën e mausit mbi një dritare në taskbar do të shfaqet automatikisht një pamje paraprake i stilit të Windows.

mate-desktop-wobbly-window-100632305-large Nga ana tjetër MATE 1.12 sjell një lançues të përmirësuar të aplikacioneve i cili përmban një kornizë dhe hije. Efektet 3D të Compiz janë përmirësuar gjithashtu. Versioni më i fundit i MATE përmban konfigurim më të saktë të touchpad-it dhe mbëshetetje për monitorët e shumëfishtë.

Nëse keni të instaluar Linux Mint 17.2, përditësim në 17.3 është automatik dhe i thjeshtë. Përkundër vizitoni uebfaqen e Linux Mint dhe provojeni. (PCWorld Albanian)

Linux Mint 17.3 Rosa ofron më të mirën e një desktop tradicional linux
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)