Linux Mint 17.2: Sistemi operativ Linux më i mirë i vitit

Publikuar më: 21-07-2015

linux-mint-17-2

Steven Vaughan Nichols – Editor ZDNet

Unë aktualisht kam 9 kompjutera desktop në zyrën time. Kam, Windows XP-në, Windows 7, Windows 10, OS X Yosemite, OS X El Capitan Beta, Ubuntu 15.04, Chrome OS, Fedora 22 dhe Linux Mint 17.2. Por cilin të shfrytëzoj si desktop primar të punës?

Nuk e kam aspak të vështirë të jap një përgjigje. Edhe pse kam disa kompjutera desktop, padyshim Linux Mint 15.04 është i preferuari im. Versioni i fundit i cili ofron mbështetje gjer më 2019-tën është më i miri. Por unë nuk jam i vetmi me këtë preferencë. Edhe një mik i imi sapo provoi Linux Mint tha se ky sistem operativ i bën sistem e tjera linux të duken amatoreske.

Kështu mendoj edhe unë. Por ndërsa desktopët e parë të mi ishin e gjitha plot komanda shell, më pas u konvertova në një të apasionuar pas Windows-it, ikonave dhe menuve.

Më pas zhvilluesit e GNOME e thjeshtëzuan GNOME deri në atë pikë saqë u bë diçka aspak e pëlqyer nga përdoruesit e fuqishëm të kompjuterave. Microsoft dhe Caonical u përpoqën të bashkonin desktop-ët me tablet-ët. Windows 8 me filozofinë Metro rezultoi një dështim dhe Microsoft e zëvendësoi me një miks të Windows 8 dhe Windows 7, me Windows 10-tën. Nga ana tjetër, Unity është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Ubuntu-së kohët e fundit por që nuk u ndërtua asnjëherë për përdoruesit e fuqishëm.

Ajo çfarë Mint Cinnamon më ofron mua është fuqia dhe familjariteti i stilit të vjetër WIMP të ndërfaqes së bashku me fleksibilitetin e një sistemi operativ Linux.

Me versionin më të ri të Linux Mint, Cinnamon 2.6 përmban një mori përmirësimesh. E para është një desktop “mikëpritës” dhe mjaft reagues ndaj komandave dhe veprimeve. Kjo është arritur përmes mënyrës së re sesi Cinnamon shfrytëzon proçesorin.

Tani Cinnamon starton si një predhë e vërtetë në desktopin tim Dell XPS 8300 me proçesor katër bërthamësh Core i7, 8 GB RAM dhe kartë grafike AMD Radeon HD 5770.

Aktualisht desktopi Linux më i mirë

Mint 17.2 ofron më shumë sesa një ndërfaqe të bukur. Nën të fshihet një version Ubuntu 14.04. Por pse Ubuntu 14.04? Sepse është i mirë, solid dhe ka shumë pak gabime. Për të mos harruar edhe rregullimet e tjera të Mint. Për shembull, Mint përdor kërnelin 3.16 të Linux.

Duke përdorur Ubuntu 14.04, Mint nuk shfrytëzon systemd, si sistem të menaxhimit. Për ata përdorues të Linux që nuk pëlqejnë systemd, padyshim këto janë lajme shumë të mira.

Ndërsa desktop im Dell XPS është pothuajse 4 vjeçar, Mint mund të funksionojë edhe në sisteme të vjetra dhe më të dobëta. Mint ka nevojë për një proçesor X86, 512 MB RAM, 5 GB hapësirë në hard disk, kartë grafike që mbështet rezolucionin 800×600 dhe një portë USB. Për shembull, unë kam Linux Mint në laptopin tim 8 vjeçar ThinkPad R61 me proçesor Intel Core 2 Duo T7500 dhe 2 GB RAM.

Mint është i thjeshtë për tu instaluar. I vetmi problem që mund të keni gjatë instalimit të Mint është mbështetja që ofron për UEFI. Kjo do të thotë se nuk mbështet Microsoft SecureBoot. Fillimisht duhet të çaktivizoni SecureBoot.

Aplikacione Linux të domosdoshme

Ndryshe nga disa sisteme operative Linux, Mint nuk objektivizon disa softuerë të liçensuar. Vjen i paisur me disa të tillë si Adobe Flash dhe programe që bëjnë të mund dëgjimin dhe shikimin e muzikës dhe videove.

Gjithashtu Mint vjen edhe me programet e zakonshme desktop. Këto janë: Shfletuesi Firefox, Suita LibreOffice, GIMP, Evolution etj.

Saherë që Mint sjell një version të ri të sistemit operativ unë befasohem nga ta. Kanë bërë një punë të shkëlqyer. Drejtuar nga francezi Clement Lafebvre, Mint është një provë e qartë e punës së shkëlqyer që mund të bëjë komuniteti Open Source. (PCWorld Albanian)

Linux Mint 17.2: Sistemi operativ Linux më i mirë i vitit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)