Lajmet

Linksys WRT54GL: Routeri i 2005-s i cili gjeneron miliona dollar për Linksys në 2016-tën

Jul 4 2016
0 Shpërndarje
Linksys WRT54GL: Routeri i 2005-s i cili gjeneron miliona dollar për Linksys në 2016-tën

wrt54gl-640x411Në një kohë kur konsumatorët vazhdimisht zëvendësojnë modelet e reja të produkteve çdo dy ose tre vite, disa prej tyre janë ndërtuar për të qëndruar shumë gjatë në jetët tona.

Linksys WRT54GL është një router i famshëm i cili doli në shitje në 2005-tën dhe akoma është në shitje. Në plan të parë mund të duket marrëzi të blini një WRT54GL në 2016-tën. Përmban stadnartin 802.11g të Wi-Fi i cili i përket së kaluarës me ardhjen e 802.11n dhe 802.11ac. Transmeton të dhëna në frekuencën 2.4 Ghz dhe është i limituar në 54 Mbps.

Lehtësisht mund të blini një router të ri për më pak para dhe të përfitoni nga standartet moderne të paisjeve siç është banda 5 Ghz apo deri në 20 herë më shumë transmetim të dhënash.

Por pavarësisht çdo gjëje që thamë më lart, njerëzit akoma blejnë WRT54GL, madje në shifra të larta dhe Linksys shpreson të fitojë miliona dollar çdo vit me shitjen e produktit 11 vjeçar pa ndryshuar aspak dizajni e as funksionalitetet.

“Që të jetë i drejtpërdrejt, kjo është një çmenduri,” shpreh Menaxheri Global i Produktit pranë Linksys për ARSTechnica. Prodhimi i këtij routeri do të vijojë edhe për shumë kohë duke qenë se furnizuesit si Broadcom akoma vijojnë të prodhojnë çipe për të. “Ne vijojmë ta shesim sepse konsumatorët vijojnë ta blejnë,” shprehej Vince La Duca.

Madje Linksys nuk e reklamon pothuajse aspak WRT54GL. La Duca një pjesë të madhe të këtij suksesi ja atribon mundësisë për të instaluar një “Firmware” me burim të hapur në WRT54GL pa thyer rregullat e Komisioni Federal Tregtar Amerikan.

Linksys nuk jep shifra ekzakte të shitjeve por La Duca konfirmoi për miliona dollar të ardhura çdo vit. Linksys vijon ta shesë WRT54GL për 69.99 dollar në uebfaqen e saj. Me këtë çmim Linksys do ti duhej të shiste 28,576 router të tillë për të gjeneruar 2 milion dollar të ardhura.

Janë shitur më shumë se 31 milion njësi të WRT54GL dhe modeleve të tjera të linjës WRT54G përgjatë 14 viteve prezencë. WRT54GL është i vetmi që akoma vijon të prodhohet dhe shitet. (PCWorld Albanian)

Tags >

linksys
Lajmet e fundit>