Biznes

Linkedin sfidon Glassdoor me shërbimin e ri Salary

Nov 4 2016
0 Shpërndarje

screen-shot-2016-11-01-at-6-58-58-pm-930x506Pas mëse një dekade kontribut në rishpikjen e rezymesë profesionale dhe mënyrës së funksionimit të rrjeteve sociale, Linkedin ka zbuluar një shërbim të ri të quajtur Linkedin Salary.

Për njerëzit të cilët po kërkojnë një punë apo mundësi të re, Linkedin është opsioni i parë që u vjen në mendje shumë individëve. E ndërsa çdo gjë shkon për mrekulli nga ana juaj, pyetja që shtrohet është sa mund të fitoj me vendin e ri të punës?

Ky lloj informacioni ka qenë hallka e dobët e rrjetit social profesional dhe Linkedin Salary kërkon që ta zgjidhë këtë problem.

Duhet të paguani “diçka” nëse doni të keni qasje në më shumë se një faqe. Për këtë duhet të jepni informacion rreth pagës suaj anonimisht ku do të përfitoni 1 vit falas.

Informacionet e pagesave mund ti shikoni bazuar në titullin dhe vendodhjen. Madje mund të filtroni informacionet sipas industrisë dhe viteve të eksperiencës.

Linkedin thotë se informacionet e saj janë më të saktat krahasuar me Glassdoor, Indeed dhe shërbime të ngjashme. (PCWorld Albanian)

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>