Linkedin riformatoi seksionin e vendeve të punës me ndërfaqe dhe funksionalitete të reja

Publikuar më: 16-12-2015

174522680Platforma profesionale e 380 milion përdoruesve, Linkedin, ditën e djeshme prezantoi risi të reja në funksionalitetet e kërkimit të vendeve të punës. Linkedin, rrjeti social i cili përdor një alegoritëm i cili sugjeron miqësi dhe vende pune të ndryshme bazuar në profilin e përdoruesve tani po sjell disa të dhëna të dobishme në listimin e vendeve të lira të punës.

Përdoruesit në SHBA, Kanada, Indi, Britani dhe Australi po ballafaqohen me një ndërfaqe të re në seksionin e vendeve të punës ku përveç vendit të lirë të punës, do të shfaqen informacione të dobishme rreth kompanisë, punojësve dhe një krahasim të profilit me aplikantët potencialë.

connections

Një zëdhënës i Linkedin konfirmoi se seksioni i ri do të zgjerohet edhe në pjesë tjera të globit përgjatë muajit Janar. Gjykuar nga numri në rritje i shërbimeve të ngjashme me atë që ofron Linkedin, rrjeti social po e ndjen nevojën për tu distancuar nga konkurrenca dhe kjo risi e ditës së sotme vjen pas ndryshim madhor në produktet e rekrutimit para pak javësh.

Ndërsa fokusohemi në mjetet e reja të rrjetit social mësojmë se kërkuesit e vendeve të lira të punës kanë mundësi të vështrojnë profilet e punojësve ekzistues të cilët kryejnë punë të ngjashme. Madje aplikantët do të informohen edhe për miqtë e tyre që punojnë në atë kompani.

premiumcompanyinsights

Sigurisht që përdoruesit e një abonimi premium do të kenë akses në më shumë informacion rreth kompanisë dhe politikave të punësimit si: ritmi i rritjes së kompanisë, oraret e punës, shkollat dhe kompanitë nga vinë punojësit e rinj. Linkedin beson se vetëm kështu përdoruesit do të kenë mundësi të gjejnë vendin perfekt të punës.

A kanë mundësi të përzgjedhin punojësit për tu mos u listuar në këto informacione? Këtë nuk e dimë ashtu siç nuk kemi dijeni nëse ky proçes menaxhohet nga Linkedin apo punëmarrësi.

“Ky është vetëm fillimi i një eksperience totalisht të re të punësimit që synojmë tua ofrojë punë kërkuesve,” u shpreh Vidya Chandra, Menaxher Produktesh pranë Linkedin në një postim në blog. Ndryshimet aktualisht do të bëhen vetëm në platformat desktop ndërkaq kompania synon që këto ndryshime ti ofrojë edhe në aplikacionin mobil Job Search. (PCWorld Albanian)

Linkedin riformatoi seksionin e vendeve të punës me ndërfaqe dhe funksionalitete të reja
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)