Linkedin numëron 450 milion anëtare, numri i përdoruesve aktivë ngelet i pandryshuar

Publikuar më: 05-08-2016

20160325_135925-930x698Linkedin publikoi ditën e djeshme raportin e fundit financiar si një kompani e pavarur pas blerjes nga Microsoft muajin e kaluar. Mësuam se kompania gjeneroi 933 milion dollar të ardhura dhe fitim 1.13 dollar për aksion. Dhe ndërsa Linkedin numëron 450 milion anëtarë, vetëm 25% e tyre janë përdorues aktivë.

Shifrat më të fundit financiar janë inkurajuese për kompaninë duke kaluar pritshmëritë sepse Wall Street kishte parashikuar 898.3 milion dollar të ardhura dhe 0.78 dollar fitim për çdo aksion.

“Gjatë kësaj periudhe ne demostruam një moment të mirë për kompaninë, anëtarët dhe konsumatorët tanë falë rezultateve të kënaqshme financiare,” tha CEO i Linkedin Jeff Wiender. “Inovacioni i vazhdueshëm i produktit forcoi akoma më tej pozitat tona financiare.”image-1

Numri i përdoruesve aktivë të rrjetit social Linkedin u bë i ditur vetëm vitin e kaluar dhe nëse vëreni trendin në terërsi do të shikoni se ky numër ka qëndruar pothuajse i pandryshuar që nga 2015-ta.

Linkedin u ble nga Microsoft muajin e kaluar në një marrëveshje 26.2 miliard dollarëshe që i bie të jetë 196 dollar për aksion. Për shkak të marrëveshje e cila pret finalizim Linkedin nuk publikoi një axhendë financiare për 2016-tën. (PCWorld Albanian)

Linkedin numëron 450 milion anëtare, numri i përdoruesve aktivë ngelet i pandryshuar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)