Linkedin njoftoi ridizenjim masiv të rrjetit social profesional në desktop

Publikuar më: 23-09-2016

ms-linkedin-2016-06-12-1-c-640x0Linkedin planifikon të sjellë në ditët në vijim një ridizenjim masiv të rrjetit social profesional në përpjekje për të rritur angazhimin e përdoruesve. Ndryshimet, të cilat shënojnë ridizenjimin më të rëndësishëm që nga fillesat e Linkedin, vjen pak muaj pas blerjes nga Microsoft.

Me ndërfaqen e re Linkedin kërkon që të paraqitet tek përdoruesit më shumë sesa një rezyme dixhitale. Kërkon që ju të shpenzoni më shumë kohë siç bëni në Twitter dhe Facebook. Për këtë Linkedin po lançon një veçori të re, Interest Feed.

Rrjeti social synon të tërheqë vëmendjen e përdoruesve me një seksion posaçërisht për trendet, lajmet, publikimet dhe opionionet më të fundit. Një ekip algoritmash dhe editorësh do të kujdesen për krijimin e përmbajtjeve të personalizuara për “Interest Feed,” bazuar në të dhënat e përdoruesve si profesioni, industria, kompania dhe rajoni.

E thënë ndryshe Linkedin dëshiron që përdoruesit të lexojnë lajme në platformën e saj. Mbase një pjesë e madhe e jona i kërkon këto lajme në Facebook dhe Twitter por Linkedin do të ofrojë lajme që kanë të bëjnë me profesionin dhe punën tuaj.

Mesazhet e reja të Linkedin tani do të jenë një rimëshirim i funksionaliteve të komunkimit të Facebook dhe Gmail. Një kuti e vogël në skajin e djathë poshtë do të shfaqet me një numër të konsiderueshëm kontaktesh. Kur përdoruesit klikojnë mbi një kontakt një tjetër kuti e vogël do të hapet nga ku mund të bisedoni.

linkedin_site-1024x577Linkedin e ka pastruar terësisht dizajnin e mesazheve duke adoptuar një qasje të kutive të bisedave që vinë nga e kaluara e lavdishme e Chatit. Së fundi rrjeti social prezantoi një robot komunikimi, një veçori e adoptuar gjerësisht nga rrjetet social si Facebook dhe do të shërbejë si asistent dixhital.

Konkretisht nëse gjatë komunikimit me një mik vendosni të takoheni, roboti do të kërkojë informacion nga kalendaret respektive të bashkëbiseduesve për të gjetur kohë të lirë për të dy. Linkedin tha se nuk do të ofrojë robotin për zhvilluesit dhe aktualisht do e shfrytëzojë vetëm për disa funksione specifike.

Kompania prezantoi edhe një risi për platformën edukative Lynda.com të cilin e bleu vitin e kaluar për 1.5 miliard dollar. Synimi është ofrimi i rekomandimeve bazuar në eksperiencën dhe profesionin e përdoruesit, informacione të cilat i posedon Linkedin. (PCWorld Albanian)

Linkedin njoftoi ridizenjim masiv të rrjetit social profesional në desktop
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)