Linkedin në iOS dhe Android sjell kërkimin specifik të përmbajtjeve

Publikuar më: 27-08-2016

linkedin-content-search-930x443Linkedin ka përditësuar mjetet e kërkimit në aplikacionet Android dhe iOS duke përfshirë rezultate kërkimi bazuar në përmbajtje. Kompania prezantoi kërkimin e bazuar në përmbajtje për të ofruar rezultate më të sakta rreth një teme apo artikulli të publikuar në rrjetin profesional nga palë të treta dhe të tjerë anëtarë.

Funksionaliteti është aktualisht i disponueshëm vetëm në platforma mobile dhe vetëm për anglisht folësit megjithëse kompania premtoi që ta ofrojë për të gjithë në javët në vijim.

Duke pasur në konsideratë objektivin e Linkedin që 450 milion anëtarët e rrjetit social të ndajnë dijet, opinionet dhe perspektivat e tyre, lehtësimi i kërkimi të përmbajtjeve është shumë i rëndësishëm.

Në të kaluarën përdoruesit hasnin vështirësi në kërkimin e artikujve dhe përditësimeve të anëtarëve për një temë specifike. Ndërsa aplikacionet mobile shfaqnin vetëm profilet e anëtarëve, të kompanive, grupeve dhe shkollave.

Duke filluar nga dita e sotme anëtarët mund të kërkojnë përmes fjalëve kyçe si “makina të automatizuara”, ose “realiteti virtual.” Në rezultatet e kërkimit jo vetëm që do të shfaqen vende pune me një set specifik aftësish sipas fjalës kyçe por edhe përmbajtje të shkruara për atë temë.

Një tjetër lehtësi për përdoruesit është mundësia për të kërkuar bazuar në hashtag. Nëse ju shtoni një hastag një postimi, ai do të jetë i disponueshëm publikisht. Megjithatë edhe këtë të fundit mund ta ndryshoni. Linkedin tha se këto ndryshime janë vetëm fillimi dhe përbëjnë  një hap të rëndësishëm drejt indeksimi të gjithë librarisë së njohurive për ta bërë të disponueshëm për të gjithë. (PCWorld Albanian)

Linkedin në iOS dhe Android sjell kërkimin specifik të përmbajtjeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)