Harduer

Linja produkteve Surface po përjeton sukses falë zhgënjimit nga MacBook

Dec 12 2016
0 Shpërndarje
Linja produkteve Surface po përjeton sukses falë zhgënjimit nga MacBook

surface-book-i71Sipas Microsoft, Nëntori ka qenë muaji më i suksesshëm i shitjeve të Surface për nga volumi. Shitjet janë motivuar edhe nga mbërritja e modelit të ri të Surface Book dhe kompjuterit AiO, Surface Studio.

Edhe Apple lançoi këtë vjeshtë një rifreskim të MacBook Pro me një panel të ri butonësh funksional me prekje quajtur touch Bar. Phil Schiller thoshte se porositë për modelin e ri Macbook Pro ka qenë më të lartë që nga lançimi i produktit.

Në një postim në blog ditën e sotme, Microsoft i kreditoi një sukses të vërtetë programit të shkëmbimit të MacBook Pro me një SurfaceBook.

“Programi ynë i shkëmbimit të MacBook-ëve kombinuar me emocionet që ngjalli SurfaceBook dhe zhgënjimi i MacBook Pro – sidomos nga profesionistët – po bën që më shumë e më shumë njerëz të kthehen drejt Surface. Mesa duket çdo ditë një vlerësim i ri publikohet që rekomandon Surface përkundër MacBook. Kjo na bën krenarë sepse do të thotë që po bëjmë gjënë e duhur,” shkruante Microsoft.

Laptopi i ri Surface Book është në shitje në Australi, Austri, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Zvicër, Britani dhe Zelandë të Re. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>