Ligji i ri i komunikacionit në Kosovë më i kërkuari në Google

Publikuar më: 24-09-2016

denimiKosovarët nuk shquhen si të apasionuar pas ligjeve që miraton Kuvendi i Kosovës, e një ligj i ri që i prek ata direkt në xhep, duket se ka ngritur kërshërinë.

Gjobat e reja për “Kundërvajtje në komunikacion” janë rritur në mënyrë të paprecedent në raport me ato që janë aplikuar deri më sot. Me ligjin e ri gjobat për shkelje të rregullave të komunikacionit shkojnë deri në 900 euro.

E hyrja në fuqi e këtyre masave të dënimit në komunikacion, ka bërë që në makinën e kërkimit “Google” të jetë fjalia më e kërkuar në territorin e Kosovës.

kerkime

Sipas “Google Trends”, nga dhjetë fjalitë më të kërkuara në shtatë ditët e fundit për territorin e Kosovës, tri të parat i përkasin ligjit të komunikacionit, duke shënuar rritje deri në 4,200%, raporton Insajderi.

Nga 20 shtatori i këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ka futur në fuqi ligjin e ri Nr. 05/L-088 për komunikacion duke sjellë rregulla të reja për Trafikun Rrugor në Republikën e Kosovës. (PCWorld Albanian)

Ligji i ri i komunikacionit në Kosovë më i kërkuari në Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)