Lidershpi i ri ndërsa shfletuesi Microsoft Edge gjendet në avantazh ndaj Google Chrome

Publikuar më: 16-07-2015

microsoft-edge-favoritesMicrosoft sapo ka publikuar ndërtimin 10240 të Windows 10-tës dhe kompania premton një performancë të shtuar të shfletuesit Microsoft Edge. Kjo performancë përkthet në një Javascript më të shpejtë krahasuar me Chrome dhe shfletuesit e tjerë.

Microsoft tashmë ka demostruar se Edge është më i shpejtë se Chrome, Firefox dhe Internet Explorer. Gjatë testimit në Google Octane 2.0 dhe Apple JetStream, Edge mori pozitat e liderit. Gabriel Aul publikoi detajet pas dërgimit të ndërtimi 10240.

Në testimin e Sunspider, Edge është 112 % më i shpejtë sesa Chrome, në Google Octane është 11 % më i shpejtë ndërsa në Apple JetStream 37 % më i shpejtë se shfletuesi i gjigandit të motorit të kërkimit.

Microsoft do të vazhdojë të ofrojë shfletuesin Internet Explorer në platformën desktop të Windows 10-tës ku kryesisht janë bizneset ata që do e shfrytëzojnë më së shumti. Shfletuesi i ri, Microsoft Edge do të jetë i vetmi në platformën mobile të Windows 10 për smartfonët dhe tabletët. (PCWorld Albanian)

Lidershpi i ri ndërsa shfletuesi Microsoft Edge gjendet në avantazh ndaj Google Chrome
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)