Liderët e telekomunikacionit premtojnë 5G-në brenda 2020-tës nëse zbuten ligjet e neutralitetit

Publikuar më: 09-07-2016

P032100000402-51309-640x426Një koalicion prej 20 kompanish telekomunikacioni me emra të mëdhenj si British Telecom, Deutsche Telekom, Ericsson, Hutchison, Nokia, Orange, Telefonica, Telenor dhe Vodafone kanë publikuar një deklaratë e quajtur “Manifestimi 5G” për qeveritë e vendeve që duan qasje në internet 5G në Europë.

Një dokument prej 3,000 faqesh premton demostrimet e para të 5G-së në Europë brenda 2018-tës si dhe implementim në shkallë të gjërë për përdorim komercial të teknologjisë në çdo qytet Europian brenda 2020-tës.

Megjithatë për kompanitë në fjalë realizimi i këtyre objektivave është në varësi të ligjeve strike dhe rregullave të neutralitetit. Gjithashtu ky grup kompanish kërkon nga Bashkimi Europian implementimin e ligjeve të duhuara për të lejuar përdorimin e shërbimeve inovative duke qenë se 5G-ja hap dyert drejt një koncepti të ri të të qënurit i lidhur në internet në mënyrë që ti përshtat vertikaleve të ndryshme të industrisë si dhe modeleve të biznesit.

Komisioneri Europian dhe shefi i zyrës së dixhitalizimit shprehu entuziasmin e tij lidhur me këtë manifestim të 5G-së. “Unë e mirëpres manifestimin e 5G-së dhe diskutimet me grupe të nivelit të lartë në këtë sektor,” u shpreh Gunther Oettinger.

5G-ja pritet të kontribojë bujshëm në zhvillimin e makinave të lidhura, shëndetit mobil, transportit dhe logjistikës, qyteteve inteligjente etj. (PCWorld Albanian)

Liderët e telekomunikacionit premtojnë 5G-në brenda 2020-tës nëse zbuten ligjet e neutralitetit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)