Libri dhe Teknologjia: Në kërkim të një të ardhmeje të sigurtë për fëmijët tanë

Publikuar më: 26-08-2015

8c21f2a2-4c28-49fa-960a-9d22bfd34b0d-2060x1236Që nga momenti i shpikjes së televizorit, është shtuar vazhdimisht koha që kalojnë fëmijët para ekraneve të pajisjeve dixhitale. Para katër vitesh, vetëm 7% e fëmijëve 5-15 vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar kishin akses ndaj një tableti. Ndërkohë që vitin që shkoi kjo shifër shkoi në 71%. Ajo që është për tu përmendur se 11% e këtyre fëmijëve në moshën 3-4 vjeç përdorin tableta. Pjesa më e madhe e tyre i shohin tabletat apo pajisjet e tjera të ngjashme si mjet argëtimi. Por në fakt këto pajisje po i largojnë fëmijët nga ato aktivitete që janë të domosdoshme për moshën e tyre, si të lexuarit apo lojrat me shokët.

Pjesa më e madhe e prindërve pretendojnë se përmes tabletëve fëmijët po bëhen pjesë e një bote dixhitale. Por si kanë ndryshuar zakonet e fëmijëve përsa i përket të lexuarit. A mund të lidhim përdorimin e tabletëve me sasinë e të lexuarit? Në grafikun e mëposhtëm jepet një pasqyrë e qartë se si kanë ndryshuar orët e të lexuarit gjatë viteve. Jo domosdoshmërisht këto shifra lidhen me përdorimin e tabletëve.

8584fb5d-e0a9-43e2-a279-426b38276e6e-bestSizeAvailableTë lexuarit në rritje?

Rreth 2/3 e fëmijëve britanikë lexojnë çdo ditë. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Birtanike Ofcom zbuloi se 40% e fëmijëve të moshës 5-7 vjeç dhe 39% e fëmijëve të moshës 8-11 vjeç lexojnë revista të vjetra, libra komikë pothuajse çdo ditë. Ndërkohë dhe fëmijët amerikanë lexojnë me dëshirën e tyre 5-7 herë në javë. Megjithatë kjo shifër ka rënë nga 37% në vitin 2010 në 31% në vitin 2014.

b9d8851a-82ff-4128-b2e3-4208468f7188-2060x1236Ekranet dhe të lexuarit

Ndër format e tjera të argëtimit, ekranet ngelen një faktor shpërqëndrimi. Por ç’mund të themi përsa i përket leximit dixhital në tabletë? A munden aplikacionet ti shtojnë dëshirën fëmijëve për të lexuar? Mendoni se librat dixhital kanë më shumë avantazhe se librat e printuar? Studime të ndryshme janë munduar tu përgjigjen këtyre pyetjeve. Sipas tyre leximi në ekrane ndikon negativisht në aftësitë e të kuptuarit.

Por studime të tjera tregojnë se leximi dixhital mund të ndikojë pozitivisht në grupe të caktuara fëmijësh; si tek fëmijët me aftësi të kufizuara apo ata me disleksi. Megjithatë ekspertët shprehen se është nevoja e më shumë kërkimeve në shkallë më të gjerë për të arritur në përfundime të sakta. Për më tepër që është shumë e vështirë të masësh kohën që një fëmijë shpenzon duke lexuar libra online duke qënë se në tableta mund të bëhen shumë gjëra njëkohësisht.

e890a1a7-6c80-4710-8b86-125eeb13621c-2060x1236

Librat në ekran

Që në kohët e hershme të iPad-it, zhvilluesit kanë ndërtuar aplikacione në të cilët fëmijët mund të lexojnë historitë e tyre të preferuara. Që nga ai moment është parë me shumë skepticizëm fakti nëse këto aplikacione ndikojnë negativisht apo pozitivisht në aftësitë e të lexuarit. Autorja për fëmijë Julia Donaldson është shprehur se ne shpesh harrojmë se dhe librat janë një formë e teknologjisë e cila është zhvilluar shekuj më parë. Kjo do të thotë që e-books janë një format i ri leximi. Më parë mendonim se diçka mbahet mend më mirë kur e dëgjon dhe jo e lexon, ndërsa sot pyesim veten se sa efikas do të jetë i mbajturit mend të një diçkaje që e ke lexuar në format dixhital.

Shpërqëndrimi nga tabletat

Asi Sharabi i cili krijon libra të personalizuar për fëmijët, mendon se tabletat mund të kenë një problem shumë më të thellë me të lexuarit. Tabletat nuk janë si librat, ku e vetmja gjë që mund të bësh është të lexosh. Në ditët e sotme janl shndërruar në një mjet që prindërit mund ta përdorin për të mbajtur fëmijën nën kontroll. Pra nëse më parë prindërit i vendosnin fëmijët para televizorit dhe vazhdonin punët e tyre, tanimë mjafton ti japin një tablet në dorë dhe problemi është zgjidhur.

Tabletët i ofrojnë shumë mundësi argëtimi fëmijëve, lojra, muzikë, libra, vizatim, video etj. Aplikacionet më të preferuara për fëmijët janë YouTube, CBeebies, Angry Birds, Talking Tom, Temple Run etj. Të gjitha këto aplikacione dhe të tjera mund të jenë argëtuese por jo domosdoshmërisht të mira për të lexuarit. Librat vënë në punë imagjinatën e fëmijëve, i zhvillon aftësitë e të kuptuarit, i bëjnë ata të krijojnë personazhe në mendjen e tyre

2e080339-f677-4165-af94-a75b915725d7-2060x1236

Librat si teknologji

Ekspertët bien dakort në një pikë: që librat janë një formë e teknologjisë, të magjishëm për tu lexuar e të bukur për tu parë si objekte. Të gjithë fëmijët i pëlqejnë librat, vetëm se prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm në mënyrën se si ata jua prezantojnë atyre. Kërkesat e tyre janë vetëm kualitet, vlerë dhe dizajne të bukura. Sipas Dr Gareth Williams se ata fëmijë që kanë dëshirë të zhvillojnë aftësitë e tyre kanë një dëshirë më të madhe për të lexuar. Pra ata e shohin librin si diçka shumë me vlerë.

3e176979-370b-4c8d-859f-9549fb9402cc-2060x1236

Leximi në grup mund të jetë çelësi

Ne e mendojmë të lexuarit si një proçes individual, përkundrazi fëmijët e shohin atë si një aktivitet social. Por a ekziston një koncept i tillë dhe për librat dixhitalë? Studimet kanë treguar se fëmijët më të prirur për të lexuar janë ata që kanë dhe prindër që kanë dëshirën e madhe për të lexuar. Nëse prindërit janë duke lexuar vazhdimisht me fëmijët atëherë atyre do t’ju ngelet më pak kohë për të qëndruar mbi tablet. Kjo në farë mënyre do të thotë që dhe leximi është i trashëguar. Ndoshta shkaku i problemit të fëmijëve me të lexuarit nuk janë ekranet por vetë prindërit. Kjo sepse fëmijët i konsiderojnë ata si shembull kështu që pse mendoni se fëmijët tuaj do të kenë dëshirë të lexojnë kur ju shpenzoni pjesën më të madhe të ditës në Facebook?! (PC World Albanian)

Libri dhe Teknologjia: Në kërkim të një të ardhmeje të sigurtë për fëmijët tanë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)