Li-Fi është një teknologji 100 herë më e shpejtë sesa Wi-Fi

Publikuar më: 25-11-2015

ledlightNë një të ardhme të afërt botës do ti duhet të braktisë Wi-Fi në favor të Li-Fi, një teknologji alternative me shpejtësi reale transmetimi të dhënash deri në 1 Gbps, 100 herë më i shpejtë sesa teknologjia Wi-Fi.

Më këtë shpejtësi secili prej jush do të ketë mundësi të shkarkojë një film në formatin HD në vetëm pak sekonda.

Një kompani e quajtur Velmenni ka zhvilluar një teknologji, e testuar në laborator dhe në ambjente reale në Estoni, e cila mund të arrijë këtë shpejtësi transmetimi.

Li-Fi transmeton të dhëna përmes dritave LED të cilat pulsojnë në rangun e nanosekondave dhe janë të pakapshme për syrin njerëzor. Kjo teknologji është shpikur në 2011 dhe në kushte laboratorike ka arritur shpejtësi marramendëse transmetimi prej 224 Gbps.

Ndryshe nga sinjalet Wi-Fi të cilët mund të penetrojnë muret e shtëpisë, teknologjia Li-Fi është e bazuar në sinjale drite që do të thotë se teorikisht është më i limituar. Por duke qenë i limituar është edhe më i sigurtë.

Teknologjia Li-Fi hap dyert për zhvillimin e teknologjive të reja në kushte shtëpiake. Në të ardhmen llampat që ndriçojnë ambjentet e shtëpisë pse jo mund për përdoren edhe për të shpërndarë internet. (PCWorld Albanian)

Li-Fi është një teknologji 100 herë më e shpejtë sesa Wi-Fi
3 votes, 5.00 avg. rating (96% score)