LG zgjeroi linjën e laptopëve Gram me një model të ri 15 inç

Publikuar më: 18-12-2015

lg-gram-15-laptop-notebook-ultrabook-ces-2016Në muajin Shtator LG prezantoi familjen e re të laptopëve Gram në një përpjekje për të rivalizuar linjën MacBook Air të Apple me ekrane 13 dhe 14 inç.

Sot LG ndërmori një tentativë tjetër duke i shtuar kësaj linje një anëtar të ri. Gram 15 është një laptop me ekran 15.6 inç dhe peshon 980 gram.

Një avantazh i dukshëm i këtij modeli do të jetë paisja me proçesorët më të fundit Intel Skylake. Modelet 13 dhe 14 inç aktualisht fuqizohen nga proçesorë Broadwell Core i5 dhe i7.

Sigurisht që Gram 15 do të vijë së bashku me Windows 10-tën. Modelet e kaluara së bashku me 8 GB RAM sollën SSD me kapacitet 128GB ose 256GB. Ekrani i tyre ishte Full HD 1080p ndërsa dizajni i laptopi përbëhej nga materiale alumini dhe magnezi. Kjo shërbën si një panoramë e asaj që mund të presim me laptopin e ri ndërsa çfarë ka rezervuar LG me Gram 15 atë do ta mësojmë zyrtarisht gjatë evenimentit CES që do të mbahet në datat 6-9 Janar të vitit të ri që po afrohet.

Duke qenë se çmimi bazë për modelet 13 inç dhe 14 inç ishin 899 dollar dhe 999 dollar respektivisht, prisni që Gram 15 të kalojë koston e 1000 dollarëve. (PCWorld Albanian)

LG zgjeroi linjën e laptopëve Gram me një model të ri 15 inç
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)