LG V20 vjen në Shtator me Android Nougat

Publikuar më: 02-08-2016

lgv10_9954-100618745-largeLG bëri të ditur se do të lançojë V20 në Shtator i cili do të jetë telefoni i parë inteligjent me Android Nougat 7.0.

Telefoni më i ri është pasardhësi i V10, i cili la mbresa të shumta tek konsumatorët me ekranin e tij të dyfishtë dhe kamerat frontale. LG tha se këto komponentë do të ngelen por do tu bashkohet edhe 32Bit DAC, një konverter dixhital i cili premton eksperiencë më të mirë audio.

Kanë qenë pikërisht audio dhe video pikat e forta të V10 ndërsa ekrani dytësor ngjante i çuditshëm për vetë faktin se nuk ishte praktik. Përtej këtyre informacioneve LG nuk dha asnjë detaj tjetër për V20. (PCWorld Albanian)

LG V20 vjen në Shtator me Android Nougat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)