LG trondit divizionin mobil pas dështimit të LG G5-s

Publikuar më: 06-07-2016

lg_g5_beauty_on_table-100655750-largeLidershipi i divizionit mobil pranë LG-së është në shok pas shifrave zhgënjyese të shitjeve të G5. Sipas Korea Times, LG konfirmoi se ka krijuar një zyrë menaxhimi e cila do të vëzhgojë aktivitetin e divizionit mobil në përpjekje për të adresuar problematikat që po mbajnë peng suksesin e kompanisë në industrinë mobile.

Të tilla manovra janë një praktikë e zakonshme kur një produkt i rangut të lartë rezulton larg pritshmërive. Me fjalë të tjera, Cho Juno do të jetë personi kyç në këtë zyrë të re e cila tani është nën drejtimin e zhvillimit, prodhimit, reklamimit dhe shitjeve të produktit në fjalë.

Edhe pse LG G5 solli disa risi siç ishin modulet, kjo nuk mjaftoi për ta diferencuar nga rivalët e linjës Samsung Galaxy, Nexus 6P apo shumë konkurrentë të tjerë të cilët kanë pushtuar botën mobile. Për të mos harruar se modulet që e bëjnë këtë telefon të veçantë janë shumë të shtrenjtë dhe në aspektin e funksionalitetit nuk sjellin diçka më shumë sesa telefonët e tjerë aktualisht në treg.

Natyrisht që LG nuk ka atë kapital që posedon Samsung në reklamim, por akoma gjigandi korean po rivalizohet edhe nga disa kompani me buxhet disaherë më të vogël siç është rasti i Xiaomi. Është shumë herë për të spekuluar mbi të ardhmen e LG-së në botën mobile, por qartësisht një strategji e re në këto kushte është e domosdoshme. (PCWorld Albanian)

LG trondit divizionin mobil pas dështimit të LG G5-s
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)