LG sjell dy smartfonë të rinj nën linjën G4

Publikuar më: 19-05-2015

lgg4stylus-g4c-1Nuk ka kaluar akoma një muaj që nga momenti kur LG lançoi smartfonin e saj LG, dhe kompania tani po sjell dy versione të reja të kësaj linje. Gjigandi i elektronikës koreane ditën e hënë prezantoi G4 Stylus dhe G4c. Bëhet fjalë për dy pajisje që kanë të njëjtat karakteristika me G4 por i sjellin ato brenda një kase me përmasa më të mëdha dhe më të vogla.

G4 Stylus ka një ekran 5.7 inç, pak më të madh se ai i G4. Ashtu si emri tregon, ky smartfon është i pajisur me një stilolaps dixhital me të cilin mund të mbani shënime apo të vizatoni. Ndërkohë ekrani i G4c është pak më i vogël, vetëm 5 inç. Të dyja pajisjet kanë një kamera kryesore 13 ose 8 megapiksel dhe një kamer të përparme 8 megapiksel. G4 Stylus dhe G4c përdorin sistemin operativ Android 5.0. Lollipop të bazuar një një procesor 1.2GHz LTE me 4 bërthama. Stylus do të ofrojë dhe konfigurim 3G me anë të një çipi me 8 bërthama 1.4GHz.

CEO i LG Electronics i cilësoi dy smartfonët si një shembull i mirë i atyre që ofrojnë një eksperiencë cilësore me një cmim ekonomik. Mund të themi se smartfoni i saj kryesor G4 është duke bërë shumë bujë në tregun botëror. I lancuar në 28 prill G4 është paraardhësi i G3, smartfoni i cili e ndihmoi kompaninë të rimëkëmbte pozitat e saj në tregun botëror. Kompania ka parashikuar të shesë plot 8 milion smartfonë G4 gjatë këtij viti. Edhe pse kjo shifër është larg numrit të iPhone 6 të shitur nga Apple, ajo përbën një tregues pozitiv për kompaninë LG. Ndërsa dy smartfonët e rinj të LG priten të bëhen pjesë e tregut në javët që vijojnë. Stylus do të jetë i disponueshëm në ngjyrë metalike ose të bardhë ndëra G4c në ngjyrë gri metalike, të bardhë dhe ngjyrë floriri. Akoma nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare përsa i përket cmimit që do të shiten këta smartfonë në treg. (PCWorld Albanian)

LG sjell dy smartfonë të rinj nën linjën G4
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)