LG shpall konkurrencë të hapur ndaj Google, Apple dhe Samsung me shërbimin e pagesave mobile G Pay

Publikuar më: 20-11-2015

lg-logo-100629042-largeEkzistojnë kaq shumë produkte që përmbajnë fjalën “Pay” në emërtim. Ky fenoment siduket nuk përbën problem për LG-në i cili prezantoi ditën e djeshme shërbimin e saj të pagesave G Pay. Ky shërbim i shtohet listës kryesur nga Apple Pay, Android Pay dhe Samsung Pay.

Kanë ekzistuar edhe më parë spekulime për këtë shërbim por vetëm ditën e djeshme LG e zyrtarizoi në faqen e Facebook. G Pay mund të gjejë hapësirë në tregun Korean por çfarë mund të presin koreanët nga një treg Amerikan i dominuar nga Apple Pay dhe Android Pay. Dhe mos të harrojmë përpjekjet e bankave për të integruar shërbimet e pagesave mobile edhe në aplikacionet e tyre.

Ai që kërkon të bëjë diferencën është Samsung me implementimin e teknologjisë së transmetimit magnetik të informacioneve. Në të vërtetë kjo është një teknologji e ndërtuar nga LoopPay, ku ky i fundit u ble nga Samsung verën që lamë pas.

Sigurisht që nuk mungon mbështetja për NFC. G Pay do të funksionojë vetëm me NFC-të standarte. Me titanët e Google, Samsung dhe Apple që po investojnë fuqishëm në shërbimet e pagesave mobile, çfarë vendi është rezervuar për LG-në? (PCWorld Albanian)

LG shpall konkurrencë të hapur ndaj Google, Apple dhe Samsung me shërbimin e pagesave mobile G Pay
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)