LG sfidon Samsung Galaxy Note me telefonin e ri Stylus 2 Plus

Publikuar më: 02-06-2016

LG-Stylus2-Plus-2LG po sfidon linjën e telefonëve Galaxy Note të Samsung me një telefon të ri të paisur me një laps stylus. Edhe pse kjo nuk është përpjekja e parë e kompanisë falë debutimit të Stylus 2 në fillim të 2016-tës, Stylus 2 Plus vijon këtë trashëgimi duke përmirësuar performancën e tij.

Dy ndryshimet kryesore janë në ekran dhe proçesor. Ekrani 5.7 inç me rezolucion 720p është zëvendësuar nga një tjetër me rezolucion 1080p full HD. Proçesori gjithashtu ka një frekuencë më të lartë sesa paraardhësi dhe katër bërthama më shumë.

Stylus 2 Plus do të ketë 16GB memorje të brendshme, bateri me kapacitet 3,300 mAh dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme. Kamera do të variojë sipas tregjeve ku shitet. Disa prej tyre do të kenë kamër të pasme 16 megapiksel dhe frontale 8 megapikse ndësa disa të tjerë do të përmbajnë konfigurimin 13 dhe 5 megapiksel. Edhe memorja RAM do të ndryshojë sipas shteteve mes 2GB dhe 3GB.

LG akoma nuk ka dhënë informacion zyrtar lidhur me çmimin e Stylus 2 Plus. Telefoni është në shitje që nga dita e sotme në Tajvan ku do të ndjesin së shpejti disa tregje Europiane, Aziatike dhe Amerikane. (PCWorld Albanian)

LG sfidon Samsung Galaxy Note me telefonin e ri Stylus 2 Plus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)