Harduer

LG rikthen në tregje orën inteligjente me konektivitet LTE, Watch Urbane 2

Mar 24 2016
0 Shpërndarje
LG rikthen në tregje orën inteligjente me konektivitet LTE, Watch Urbane 2

watch_urbane_2nd_edition_1-100627796-largeËshtë rikthyer në treg ora e parë inteligjente me LTE prodhuar nga LG. Pasi doli në shitje vetëm për gjashtë ditë, LG e tërhoqi Watch Urbane 2 nga tregu për shkak të problemeve me pasqyrimin e ngjyrave të imazheve.

Mesa duket LG e ka gjetur një zgjidhje dhe tani mund të porosisni orën së bashku me LG G5. Kjo ndodhi nuk besojmë se do të ngelet një njollë e zezë në historinë e LG-së, për shkak se orët inteligjente me LTE ka qenë më shumë një endërr e entuziastëve.

Por konektiviteti LTE në një orë inteligjente do të thotë për produktin më shumë liri në funksionalitet. Siç e dimë orët inteligjente funksionojnë kryesisht falë lidhjes me Bluetooth me telefonin inteligjent. Një rrjet LTE do të thotë përpunim informacioni në mënyrë të pavarur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>